Horoskopi

Horoskopi i datës 31 Janar 2018

07:25 - 31.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një e fshehtë sot, një fshehtë nesër, rrezikoni të mos mbani më mend se cila është kështjella e fantazisë që keni ndërtuar. Më mirë të ktheheni në realitet! Nëse keni në mendje në lidhje nga e kaluara, mos u angazhoni për të ardhmen.

Këshillohet të përballoni çështje të pazgjidhura në fushën e dashurisë. Duhet t’i shqyrtoni gjërat nga çdo këndvështrim, pa u fshehur pas iluzioneve. Nëse një epror ju kërkon të punoni përtej kompetencave të juaja, qëndroni të qetë dhe refuzoni.

Humori do t’ju ndryshojë dhe nuk do t’ia dilni të shfrytëzoni mundësitë që do të keni gjatë ditës. Mirëkuptimi me partnerit do të jetë i pakët. Përqendrohuni në përmbushjen e objektivave afatshkurtra, edhe pse bëni zgjedhje largpamëse.

Ditën e sotme do të kuptoni se nga kanë ardhur disa tensione ekzistuese në shtëpi si edhe do t’ju jepet mundësia t’i zgjidhni. Do të gjeni zgjidhje të papritura për probleme që ju kanë bërë të ndiheni të bllokuar, duke bërë të merrni frymë lirisht.

Duhet të punoni për të harmonizuar kërkesat e ndryshme, që rrezikojnë të bien ndesh me njëra-tjetrën. Mësoni të dëgjoni më shumë të tjerët. Nëse nuk arrini të gjeni një marrëveshje të kënaqshme, mos u nxitoni: më mirë të ndryshoni vendimin.

Duke vëzhguar, do të zbuloni se jeta në çdo ditë mund t’ju dhurojë ato gjërat e vogla të bukura që mund të bëjnë të lumtur cilindo prej nesh. Bëni kujdes nga lodhja nervore: jeni shumë të ndjeshëm dhe përfshiheni shpejt në gjendjen emocionale të të tjerëve.

Bëni kujdes nga marrëveshjet e bëra dhe padituria e juaj në situata pak të qarta. Por mos reagoni në mënyrë të tepruar. Me Saturnin që e keni kundra, sot do të ndiheni se jeni pushtuar nga mëdyshje që do të bëjnë të jini të paqartë. Por gjërat do të rregullohen.

Pritet që ditën e sotme të keni keqkuptime të mundshme në familje, e për rrjedhojë një ndjenjë fajësie për çdo gjë pa arsye. Klima e ftohtë ju bën të mbylleni në shtëpi, por angazhime të ndryshme ju shtrëngojnë të jeni në lëvizje. Me durim do t’ia dilni.

Bën mirë ta merrni parasysh veprimet e juaja, sepse ndodh që persona që ju rrethojnë mund të shqetësohen për ju. Vazhdoni të angazhoheni për punët profesionale, por lejojini vetes edhe pak kohë të lirë dhe shijoni emocione të ndryshme nga e zakonshmja.

Bashkëveprimi i planetëve ju sjell fatin në anën e juaj, dhe mbi të gjitha, do të bëjë që punët të mos ju marrin shumë kohë nga kënaqësia. Në punë parashikohen bashkëpunime të reja, projekte të reja dhe perspektiva të reja më fitimprurëse.

Sot nuk është dita për të marrë vendime të nxituara. Para se të veproni, mendohuni mirë! Druajtja se mos dilni keq, për fat, do t’ju shpëtojë! Ndikimi i Saturnit do të bëjë që të jeni jo të qetë, jo të saktë dhe të shpërqendruar. Mundohuni të mos ndikoheni.

 

Thellohuni në gjërat që ju përshtaten dhe ju interesojnë më shumë, dhe do të rrisni kompetencat tuaja profesionale. Jupiteri ju mbështet dhe do të bashkëpunojë për t’ju ndihmuar të zgjeroni horizontin dhe të pasuroni lidhjet me të tjerët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.