Sociale

Praktikë mësimore në Bashkinë e Tiranës, kriteret që duhet të plotësoni

11:33 - 31.01.18 Voltiza Duro
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë studentët që vazhdojnë arsimin e lartë e dëshirojnë të kryejnë praktikën mësimore në Bashkinë e Tiranës, kanë mundësi edhe sot për të aplikuar.




Ky njoftim është publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë ku bëhen me dije kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për tu shpallur fitues.

Kështu, të interesuarit duhet të jenë duke ndjekur studimet e larta brenda ose jashtë vendit, të mos jenë dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jenë në ndjekje penale.

Ndërkaq Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore në këtë institucion thekson se datat e aplikimit për kryerjen e praktikës mësimore janë: 03-31 janar për praktikat që do të zhvillohen gjatë 6 mujorit të parë të vitit (periudha shkurt-qershor) dhe 01-30 prill për praktikat që do të zhvillohen gjatë 6 mujorit të dytë të vitit (periudha korrik-dhjetor).

Dokumentacioni

Pra, brenda ditës së sotme, studentët e arsimit të lartë në nivelin bachelor apo master mund të kryejnë aplikimin online nëpërmjet plotësimit të formularit. Aplikantët duhet të dorëzojnë një curriculum vitae (CV), fotokopjen e mjetit të identifikimit, një vërtetim nga institucioni i arsimit të lartë që tregon se praktikanti është duke vazhduar studimet si dhe një dëshmi penaliteti.

“Praktika mësimore në Bashki zhvillohet sipas profilit të përgatitjes së studentit dhe nën drejtimin e stafit akademik të caktuar nga departamenti përkatës i institucionit të arsimit të lartë, i cili mban lidhje me Drejtorinë e Përgjithshme të Burimeve Njerëzore gjatë kryerjes së praktikës mësimore nga praktikanti/ grupi i praktikantëve”,-citohet në rregulloren e praktikave mësimore të firmosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Më tej, Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore shqyrton të gjitha kërkesat dhe dokumentacionin e dorëzuar nga kandidatët e përgatit listën e fituesve, të cilët plotësojnë kriteret e paracaktuara.

Në rastet kur numri i është më i madh se kuotat e pranimit në një njësi organizative të caktuar, praktikantit/ grupit të praktikantëve i propozohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore mundësia e kryerjes së praktikës në institucionet e varësisë së Bashkisë, pas marrjes së miratimit paraprak nga këto institucione. Kandidatët fitues do të njoftohen elektronikisht brenda 30 ditëve nga data e fundit e afatit të aplikimit të publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës. Në përfundim të praktikës, mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë plotëson formularin e vlerësimit për praktikantët, dorëzohet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burimeve Njerëzore, që administron dokumentacionin mbi praktikën mësimore të praktikantit.

Më tej, Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore pajis praktikantin me vërtetimin në përfundim të praktikës mësimore e ndërkohë, mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë, me kërkesë të praktikantit plotëson edhe dokumentin e paraqitur nga vetë praktikanti, në rast se kjo kërkohet nga institucioni i arsimit të lartë ku ai studion. Në çdo rast, pajisja e praktikantëve me vërtetimin përkatës, bëhet pasi ata të kenë dorëzuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burimeve Njerëzore formularin e vlerësimit. Por praktika mësimore edhe mund të ndërpritet në rastet kur Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore ka konstatuar shkelje të detyrimeve të përcaktuara nga ana e praktikantëve.

Dokumentacioni

a) Curriculum Vitae;
b) Fotokopje të dokumentit të identifikimit;
c) Vërtetim nga institucioni i arsimit të lartë, ku praktikanti është duke vazhduar studimet duke specifikuar vitin e studimit;
ç) Dëshmi penaliteti / formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.