Kosova

Revista “Time”: Haradinaj në mesin e pesë politikanëve më të kërkuar

12:12 - 31.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Revista prestigjioze “Time” i ka kushtuar së fundmi një artikull Ramush Haradinaj, duke e cilësuar si  një nga “5 të arratisurit më të kërkuar gjeopolitikë të botës në 2018-n”. Sipas “Time” ata janë: Ramush Haradinaj, Fetullah Gullen, Carles Puigdemont, Julian Assange dhe Mikheil Saakashvili.




“Shpesh nuk është mirë të jesh i kërkuar. Në kohëra të dramave gjeopolitike, këtu keni disa prej personazheve të rreptë që janë ‘më të kërkuarit’, të cilët kanë fituar vëmendjen e botës”, shkruan “Time” për pesë personazhet e këtij artikulli.

Për Haradinaj “Time” thotë se ka bërë emër gjatë viteve të 90-ta gjatë luftës në Kosovë. Si komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai ishte akuzuar se ka torturuar dhe vrarë serbë, por në mungesë të provave ishte liruar nga këto akuza nga Tribunali i Hagës në vitin 2008 dhe 2012.

“Kryeministri i Kosovës u bë i njohur në fund të viteve të 90-ta gjatë konfliktit që po ndodhte aty. Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohej për torturë dhe vrasje të serbëve, por në mungesë të provave, ai u lirua nga akuzat në vitin 2008 dhe në vitin 2012. Mirëpo, kjo nuk i mjaftoi Serbisë, që ende nuk pranon ta njohë Kosovën si shtet i pavarur dhe do që Haradinaj të ekstradohet në Serbi për t’u përballur me drejtësinë në gjykatat e saj”, kështu fillon shkrimi në revistën Time për kryeministrin e vendit. Jo vetëm në Serbi ai përballet me sfida ligjore. Me urdhër të aleatëve perëndimorë dhe të ndihmuar nga BE-ja, në vitin 2015 Parlamenti i Kosovës ra dakord që të krijohet një gjykatë speciale me bazë në Holandë që vepron nën juridiksionin e Kosovës dhe heton krimet e luftës. Kjo lëvizje u konsiderua si instrumentale në stabilizimin e gjeopolitikës në Ballkan. Vetëm tani ka paralajmërime për shfuqizimin e saj [Speciales], Haradinaj dhe elita politike e Kosovës është duke shikuar për mundësitë e shmangies së kësaj Gjykate. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, të cilat i prijnë fushatës së NATO-s për bombardimin e Serbisë së Sllobodan Millosheviqit – janë të përkushtuara që Kosova të arrijë normat dhe vlerat perëndimore. Ndoshta Haradinaj dhe aleatët e tij në Kosovë janë shumë të vegjël që të kujdesen për fuqitë e rëndësishme gjeopolitike; realiteti është se, për të ruajtur paqen, ata nuk mund ta përballojnë këtë”, përfundon shkrimi i “Time” për të parin e Qeverisë së Kosovës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.