SHËNDET

20 mënyra si ta përdorni limonin

17:35 - 01.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shumica e njerëzve janë mësuar ta përdorin limonin për të qetësuar fytin e skuqur dhe për t’i shtuar vaktit një shije tjetër. Megjithatë, diversiteti i aplikimit të limonit, është shumë më i larmishëm.




Ja 20 mënyra sesi ta përdorni limonin:

1.Aromatizues frigoriferi. Nëse dëshironi të largoni erën e përzier të produkteve të frigoriferit tuaj, mënyra më e thjeshtë është të shtrydhni një limon në pambuk, apo mbi një sfungjer, dhe ta lini në frigorifer për disa orë. Mos harroni të hidhni edhe produktet që mendoni se po e shkaktojnë erën e pakëndshme.

2.Rregullues i presionit të gjakut. Limoni përmban kalium që kontrollon presionin e lartë të gjakut dhe pakëson efektin e të përzierave dhe marrjes së mendve.

3.Ndalon nxirjen e lulelakrës. Lulelakra ka prirjen të kthehet në ngjyrë kafe edhe në gatimin më të vogël. Për t’u siguruar që perimet e bardha të ruajnë ngjyrën, hidhni një lugë çaji lëng limoni përpara se t’i skuqni.

4.Shëndeti mendor. Uji me limon largon stresin dhe depresionin, duke rregulluar gjendjen emocionale. Atletët e quajnë limonin dhuratë të shenjtë, sepse kur fillon rënia e fuqive, ata thithin lëngun e limonit nga një vrimë që i bëjnë në majë. Ai rifreskon energjitë.

5.Problemet e frymëmarrjes. Uji me limon mund të reduktojë sekrecionet e fytit dhe ju ndihmon të merrni frymë lirshëm, sidomos kur vuani nga astma.

6.Ndihmon të kuroni artritin dhe reumatizmin. Limoni ndihmon në prodhimin e urinës, që mundëson pakësimin e inflamacionit, duke nxjerrë jashtë toksinën dhe bakteret, gjë që ju çliron nga artriti dhe reumatizmi.

7.Parandalon gurët në veshka. Konsumi i rregullt i lëngut të limonit të përzier me ujë, mund të rrisë citratin urinar, një lëndë kimike në urinë që parandalon formimin e kristaleve që mund të formojnë gurë në veshka.

8.Largon insektet nga kuzhina. Nuk ka nevojë të përdorni spërkatje kundër insekteve për ta mbajtur kuzhinën të pastër. Mjafton limoni. Derdhni pak lëng limoni në vendet problematike ose pritni copëza të vogla lëkure limoni për të ‘lajmëruar’ insektet se nuk janë të mirëpritura.

9.Për higjienën vaginale. Lëngu i limonit është pastruesi më i mirë natyral për t’u kujdesur për pjesën më intime femërore. Përdoreni sipas lëkurës.

10.Pastron frutat. Nuk e dini kurrë sesa shumë pesticide apo pisllëqe mund të kenë frutat tuaja. Për t’i pastruar ato sa më mirë dhe për ta bërë lëkurën e tyre të shndritshme, përdorni lëng dhe copëza limoni.

11.Pastrimi i fytit. Nëse uji me kripë nuk funksionon për ju, përdorni limon për të kuruar infeksionet e fytit falë cilësive antibakteriale të tij.

12.Heq erën e koshit të plehrave. Nëse vendi ku hidhni mbeturinat ka filluar të lëshojë erë të pakëndshme, lëkurat e limonit dhe portokallit janë ‘arma’ e duhur për të hequr qafe problemin.

13.Pastron gjakun. Ne konsumojmë shumë ushqime dhe lëngje që s’na bëjnë mirë. Kjo formon shumë toksinë në gjak dhe trup, por konsumi i përditshëm i ujit me limon, ndihmon pastrimin e gjakut.

14.Forcon sallatën. Nëse sallata është zbutur, mos e hidhni në plehra. Shtojini lëngun e gjysmë kokrre limoni në një enë me ujë të ftohtë. Fusni brenda sallatën dhe lëreni në frigorifer për një orë. Sigurohuni të thani gjethet përpara se t’i përdorni.

15.Shëndeti i gojës. Lëngu i limonit ndalon acarimin e mishrave të dhëmbëve dhe redukton dhimbjen e tyre.

16.Kujdesi për lëkurën. Përse të blini kremra të shtrenjta kur mund të përdorni lëngun e limonit për të bërë maskë fytyrë dhe për të rigjallëruar lëkurën?

17.Pastron dhe zbardh thonjtë. Nuk keni nevojë për manikyr që të zbardhni thonjtë. Në një filxhan me ujë të ngrohtë, shtoni lëngun e një gjysmë limoni dhe zhysni në të gishtërinjtë për pesë minuta. Kur t’i nxirrni, fërkoni thonjtë me lëkurën e limonit.

18.Largon njollat e manaferrave. Njollat që lënë manaferrat në gishtërinjtë tuaj, janë të vështira për t’u hequr. Për këtë arsye, lëngu i limonit mund të bëjë ‘magji’ për zhdukjen e tyre. Lajini duart me lëngun e limonit, prisni disa minuta dhe më pas lajini me sapun dhe ujë të ngrohtë.

19.Freskon gojën. Era e keqe e gojës mund të largohet shumë thjesht falë lëngut të limonit. Acidi citrik që ai përmban, rregullon nivelin e pH në gojë dhe vret bakteret që e shkaktojnë erën.

20.Dhembjet e kokës. Lëngu i limonit i përzierë në çaj të ngrohtë, është një kombinim i mirë i pijes që mund të konsumoni kur keni dhimbje koke.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.