Sociale

Doni të studioni në Rusi? Bursa falas, ambasada bën thirrje për aplikim

15:04 - 01.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për të gjithë ju që doni të studioni në Rusi dhe jeni të interesuar, ambasada e Rusisë në Tiranë në një njoftim për mediat ka dhënë një lajm të mirë.




Ambasada ka informuar se të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për bursat falas në universitetet kryesore ruse.

Gjithashtu bëhet e ditur se në vitin mësimor 2018-2019 për maturantët dhe studentët shqiptarë ofrohet një gamë e gjerë specializimesh. Opsionet e mundshme janë studimet bachelor, master, doktoraturë, si edhe programe të tjera.

Informacionet e detajuara lidhur me procedurën e aplikimit dhe specializimet e disponueshme gjenden në faqen e Ambasadës www.albania.mid.ru tek butoni “Arsimi në Rusi”. Ndërkohë që bëhet e ditur se afati i fundit i aplikimit është data 1 mars. Akordimi i bursave për të rinjtë shqiptarë është iniciativa e përvitshme e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Rusisë dhe Agjencisë Federale të Bashkëpunimit Humanitar Ndërkombëtar “Rossotrudniçestvo”.

“Ka vite që ky program realizohet nga shteti rus. Deri më sot në Rusi janë arsimuar qindra studentë nga Shqipëria, të cilët janë diplomuar si specialistë të klasës së lartë në fusha të ndryshme: që nga mjekësia, inxhinieria, jurisprudenca dhe diplomacia deri tek filologjia, turizmi, sporti, muzika, koreografia dhe shumë të tjera. Mos e humbisni këtë shans për të marrë një arsim cilësor të nivelit botëror dhe njëkohësisht për t’u njohur nga afër me Rusinë, vendin e kulturës së madhe dhe traditave të jashtëzakonshme”, – thuhet në njoftimin e ambasadës Ruse.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.