KULTURË

Ikin drita në mes të shfaqjes, regjizorja habitet nga reagimi i publikut: Ju ndriçojmë ne

17:04 - 01.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Regjisorja e Teatrit Kombëtar Elma Doresi, përmes një statusi në “Facebook”,  ka reaguar në lidhje me një incident të ndodhur gjatë shfaqjes. Doresi shkruan, se ishte çuditur nga reagimi i publikut në momentin kur i gjithë teatri ishte në errësirë.




Ajo shprehet se të gjithë u treguan të arsyeshmë dhe  askush nuk u largua, por pritën disa minuta që shfaqja të rivihesh përsëri në skenë. Regjizorja e mbyll postimin me një flenderim publikë për të gjithë personat që e mirëkutpua difektin teknik.

Stausi i plotë:

Dje na ikën dritat ne mes të shfaqjes.. Ndodh..Nuk duhet por ia që ndodh Për fat punonjësit e Teatrit arritën të komunikonin dhe të sillnin dritat pas disa minutave.
Por ajo që do ndalesha dhe që më la mbresa ishin disa gjëra që doja ti rreshtoja :

1- Publiku.Pas lajmërimit nga punonjësit mbi defektin që ndodhi,dikush në sallë tha : Ju ndriçojmë ne..dhe në qetësi të gjithë ndezën aparatët e tyre dhe i dhanë dritë errësirës.Ishte moment shumë emocionues për mua ky akt.

2- Ata nuk ikën.Askush prej tyre nuk iku por pritën.

3- Në skenë ndodheshin Mjeshtrat tanë Bujar Asqeriu dhe Sokol Angjeli,dy shefat!
Ata u ulën në skenë dhe prisnin..Por sa e vështirë është të kapësh 100 metërshin,ndërkohë që të duhet të bësh një ndalesë mes atij vrapit?!..Do tê duhet ta nisësh nga zero,ose jo, do të duhet ta vazhdosh për hir se duhet vazhduar..
Për cilindo mund të ishte e vështirë,vetëm për ata jo!
Dritat erdhën dhe ata e vazhduan “vrapin” e tyre aty ku ishin ndalur,njësoj,me të njëjtin ritëm.
Faleminderit Mjeshtra
Faleminderit Publik
Faleminderit Tomi/Ermali dhe gjith stafit për gadishmërinë

Ps : Shihemi tek Mbreti/4 Shfaqjet e fundit 

* Statusi në facebook është fshirë më pas nga regjisorja eElma Doresi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.