Kosova

Media serbe: Kamerat regjistruan vrasësin e Ivanoviçit, por…

08:55 - 01.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulmuesi i liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç, i vrarë më 16 janar para selisë së partisë së vet në Mitrovicën e veriut është parë gjatë shikimit të regjistrimeve nëpër kamera.




Xhirimet nga rreth 20 kamera në pjesën veriore të Mitrovicës veriore, si dhe ato nga lokalet e partisë së Ivanoviçit, janë shikuar detajisht dhe në njërën nga to dallohet dhe vrasësi i Oliver Ivanoviçit, pavarësisht se nuk i dallohet mirë fytyra.

Sipas Kurir, kjo mund të ndihmojë për zbulimin e vrasësve të Ivanoviçit.

“Është simptomatike se asnjëra nga kamerat në qytet nuk ka qenë e kthyer nga Mitrovica jugore. Megjithatë, gjatë shikimit të xhirimeve, në njërin nga to, është kapur sulmuesi i Ivanoviçit. Nuk shihet fytyra e tij, është i xhiruar nga shpina, por ky material megjithatë mund të ndihmojë. Të gjitha kamerat kanë xhiruar ekskluzivisht vetëm veriun e komunës, ndërsa organet përkatëse ende po i presin xhirimet nga pjesa jugore e Mitrovicës e cila kontrollohet nga shqiptarët”, ka thënë një burim, që nuk ka dashur të identifikohet.

Besim Hoti, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës në Mitrovicën veriore ka thënë se grupi punës po i zhvillon hetimet, ndërsa nuk ka detaje të reja.

“Po hetohen xhirimet e kamerave të vendosura nëpër gjithë qytetin. Policia punon sipas autorizimeve të prokurorit e hetimet i kryen Policia e Kosovës, e cila punon në dy turne, ndërsa punën e saj e mbikëqyrin dy prokurorë: Një serb dhe një shqiptar. Për rastin po punojnë dhjetë policë e monitorimin e bën EULEX, përmes të cilit këmbehen informatat”, – ka thënë Hoti.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.