Kronikë

“Me mjekër dhe…”, Mario Meshini tregon vrasësin e Devi Kasmit

12:36 - 01.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

26-vjeçar Mario Meshini ka treguar në polici momentin e vrasjes së Devi Kasmit. Sipas dëshmisë të siguruar nga Gazeta Shqiptare, i riu ka treguar se me 42-vjeçarin kishte njohje prej 7 muajsh, pasi i ka prezantuar kunati i vet. Ai është shprehur se i bashkonte pasioni për palestrën.




Devi Kasmi
Devi Kasmi

Meshini ka thënë se vrasësi ka qenë mbi 180 cm i gjatë dhe me shumë mjekër, ka pasur ne kokë një kapuç të zi dhe të palosur të balli.

Drejtuesin e motorit me të cilin u larguan autorët nuk e ka parë. Vrasja ka ndodhur para se Meshini të takohej me Devi Kasmin.

Sapo zbriti viktima nga makina u qëllua pas shpine. Nuk ka pasur asnjë dialog mes vrasësit dhe viktimës. Në momentin që u qëllua Devi, ngrita duart lart dhe i thash që nuk kisha lidhje me të. Autori u largua me vrap drejt motorit. Pak sekonda më vonë u largova edhe unë pa prekur asgjë në vendngjarje”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.