Sociale

Punësimi social, përfitojnë 27 kategori shtresash në nevojë

12:57 - 01.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria përcakton kategoritë e personave që do të kenë përparësi për t’u punësuar ndërmarrjet sociale. Me një vendim të posaçëm janë përcaktuar 27 kategoritë përfituese ku janë përfshirë personat me aftësi të kufizuara, ish-të dënuarit, të papunët për një periudhë afatgjatë prej të paktën 12 muajsh etj.




Sipas vendimit ndërmarrjet sociale kontribuojnë në mbrojtjen sociale dhe mbështetjen e personave e të grupeve të pa favorizuara nëpërmjet punësimit dhe lehtësimit të aksesit në tregun e punës.

Grupet
Grupet e personave të pa favorizuar kategorizohen në persona në kushte të pafavorshme janë përfituesit e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar në moshë aktive pune dhe persona që nuk kanë ndjekur arsimin e detyrueshëm, të cilët janë të rrezikuar të përjashtohen nga tregu i punës dhe përballen me shumë vështirësi për sigurimin e një pune të qëndrueshme dhe që siguron të ardhura ose përfitime të mjaftueshme.

Përfitues janë të vetëpunësuarit ose punëtorët e fermave familjare në bujqësi, të cilët janë të ekspozuar ndaj një pune të pasigurt e të paqëndrueshme, të cilët, në rast të dështimit të punës individuale apo në familje, rrezikohen të përballen me vështirësi të shumta në integrimin e tyre në tregun e punës.

Në listën e personave që do të punësohen në ndërmarrjet sociale qeveria ka përfshirë personat që jetojnë në zonat rurale që nuk kanë tokë, të cilët ndeshen me vështirësi të shumta në sigurimin e mjeteve të jetesës në mungesë të tokës dhe të aktivitetit bujqësor, pasi mundësitë që ofron tregu i punës për këto kategori janë shumë të kufizuara dhe të papunët për një periudhë afatgjatë prej të paktën 12 muajsh.

Do të përfshihen në program: personat deri në 24 vjeç ose personat që kanë mbaruar studimet e arsimit të lartë prej jo më shumë se dy vjetësh dhe nuk kanë filluar një punë;

punonjësit migrantë që zhvendosen ose janë zhvendosur brenda vendit;

personat që u përkasin pakicave kombëtare, të cilët kanë të drejtë të arsimohen në gjuhën amtare dhe të përmirësojnë formimin e tyre profesional apo përvojën në punë, në mënyrë që të rrisin mundësitë për një punësim të qëndrueshëm;

çdo kryefamiljar që jeton vetëm ose është beqar, që ka në ngarkim të paktën një fëmijë;

persona që i përkasin moshës mbi 50 vjeç;

çdo person që nuk ka përfituar një diplomë të arsimit të mesëm apo një diplomë ekuivalente më të, ose ka dy vjet, pas përfundimit të studimeve të arsimit të mesëm me kohë të plotë, që nuk ka një punë me pagesë të rregullt apo rrezikon ta humbasë atë.

Sipas vendimit në këtë program do të përfshihen edhe personat që rezultojnë të varur apo ish-të varur nga droga, alkooli apo substanca të tjera psikotrope dhe personat, të cilët nuk kanë pasur punën e tyre të parë të paguar rregullisht që nga fillimi i vuajtjes së dënimit me heqje lirie, me dënim alternativ apo çdo lloj dënimi tjetër penal.

Punësimi për gratë
Në zonat rurale do të kenë përparësi gratë dhe bëhet fjalë për zonat ku niveli mesatar i papunësisë e kalon 50% të nivelit mesatar kombëtar për të paktën dy vjet kalendarikë dhe ku papunësia e gjinisë femë-rore është mbi 150% e nivelit mesatar të papunësisë së gjinisë mashkullore për të paktën dy nga tre vjetët e fundit kalendarikë.

Sipas vendimit përfituese janë edhe gratë dhe vajzat viktima të mundshme të trafikimit, të shfrytëzimit dhe të dhunës në familje dhe personat me aftësi të kufizuar.

Përfitojnë përparësi për punësim refugjatët, sipas përcaktimit të ligjit për azilin, azilkërkuesit, personat me mbrojtje plotësuese, personat me mbrojtje të përkohshme, anëtarët e familjes së refugjatit, anë-tarët e familjes së personit që i është njohur statusi i mbrojtjes plotësuese, personat pa shtetësi, personat e pastrehë, ish-të burgosurit dhe personat me identitet të ndryshëm gjinor dhe orientim të ndryshëm seksual.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.