Kryesore

Tjetër test për mësuesit që duan rritje page

15:12 - 01.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë mësuesit që duan të përfitojnë rritje page dhe që kanë pesë, dhjetë apo njëzet vite punë në arsim do t’i nënshtrohen një tjetër provimi.




Ministria e Arsimit ka informuar dy ditë marë të gjitha njësitë arsimore vendore për testin që do të zhvillohe në datën 21 prill.

URDHRI

Në shkresë nënvizohet se programet orientuese për secilin profil janë tashmë online, ndërsa mësuesit që do të marrin pjesë në testim, kanë tri javë afat për të dorëzuar dokumentet, pjesë të portofolit profesional dhe atij personal.

“Mësuesit kandidatë për provimet e kualifikimit, të plotësojnë formularët e aplikimit për të marrë pjesë në procedurat e kualifikimit dhe të dorëzojnë portofolat e tyre sipas profileve përkatëse, brenda datës 20 shkurt 2018”.

Një komision i posaçëm vlerëson dhe s’kualifikon nga provimi kandidatët, që nuk fitojnë të paktën 5 pikë nga 15 të mundshme. Numri i atyre që do të testohen këtë vit në rang kombëtar, do të merret vesh vetëm një javë më vonë, kur DAR/ZA-të do të hartojnë fillimisht, e më vonë t’ia nisin listën e kandidatëve për provimin e kualifikimit, Institutit të Zhvillimit të Arsimit, institucionit përgjegjës për provimin.

RRITJA

Mësuesit që nuk kalojnë me sukses provimin, kanë të drejtë t’i nënshtrohen deri në tri herë, ndërsa kaluesit, përveçse ngjiten një shkallë më lart në karrierë, përfitojnë edhe shtesën në pagë, e cila korrespondon me vitet e punës që kanë në arsim (në përqindje). Kështu, mësuesit me mbi 5 vite përvojë, fitojnë kategorinë “Mësues i kualifikuar” dhe 5% shtesë mbi pagën, ata me mbi 10 vite punë ose “Mësues specialist”, fitojnë 10% më shumë mbi pagë.

Ndërsa arsimtarët me përvojë më shumë se 20- vjeçare bëhen “Mësues mjeshtër”, duke përfituar rritje 20 për qind. theksojmë se përllogaritja bëhet mbi pagën bazë, e cila vazhdon të jetë e pandryshueshme (14 mijë lekë), edhe pse pagat kanë pësuar rritje.

Referuar kësaj të fundit, rritja për tri kategoritë është përkatësisht 700, 1400 dhe 2800 lekë në muaj për të gjithë mësuesit, që kalojnë me sukses provimin e prillit. Vitet e kaluara, kjo rritje është reflektuar në pagë duke nisur nga muaji korrik.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.