AKTUALITET

Video/Ishin nisur me gomone nga Franca në Angli, shpëtohen 9 shqiptarë nga mbytja

09:08 - 01.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëntë emigrantë shqiptarë janë shpëtuar në një grykë të vogël në mes të kanalit ujor që ndan Anglinë Jugore me Francën Veriore, teksa po përpiqeshin të kalonin mes erërave të forta.




Pasi u raportua se disa njerëz ishin në rrezik, janë nisur në drejtim të tyre tre anije shpëtimi dhe një helikopter.

Tetë burrat dhe një grua u morën nga anija në 5 të mëngjesit të së mërkurës. Ata ishin nisur nga Franca të martën në mbrëmje dhe destinacion kishin Anglinë. Pas nxjerrjes në breg, në portin “Eastbourne’s Sovereign”, 9 shqiptarët u morën në pyetje nga Policia Kufitare, ndërsa kanë nisur hetimet.

Ndërkohë që ende nuk dihet si u dërgua sinjali për ndihmë nga anija me shqiptarë, sikurse nuk dihet se çfarë ndodhi që anije të kishte problem. Policia Kufitare përjashton problemet me motorin.

Deputeti i Doverit, Çarli Elfik u bëri thirrje autoriteteve të jenë vigjilentë ndaj emigrantëve që përpiqen të hyjnë në Britani ilegalisht. “Kjo ngjarje vërteton sërish se çfarë janë gati të bëjnë njerëzit për të ardhur në Angli. Janë gati të rrezikojnë edhe jetën e tyre. Nuk ka gjë më të rrezikshme se sa të kalosh mes këtij kanali në një varkë të vogël gjatë dimrit”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.