SHËNDET

Ylli Merja: Si të shpëtoni nga stresi, ankthi e depresioni

11:10 - 01.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Njeriu duke qenë një qenie biologjike reagon karshi ngacmuesve të jashtëm, tingujve, zhurmave por edhe ndaj marrëdhënieve shoqërore.




E kështu që të gjithë ata ngacmues që ndikojnë në sistemin nervor qendror dhe i ndryshojnë veprimtarinë e tij duke i dhënë një devijim anësor nga vija e përgjithshme, futen në grupin e stresit.

Në momentin që ka mërzitje, fillon t’i shkaktohet stres.

Por edhe një zile telefoni nëse e dëgjojmë shpesh, do të na mërzisë e do të na krijojë stres, sepse njeriu dëshiron të reagojë karshi asaj që dëgjon.

Këta ngacmues që shqetësojnë sistemin nervor qendror apo periferik bëhen më pas dominuese dhe arrijnë që sistemi nervor dhe endokrin të mos punojnë qetësisht e normalisht, por të punojë i shqetësuar, i mërzitur, i stresuar.

Që të gjitha këto ngarkesa sjellin një lodhje dhe manifestohen në ankth, largim nga vetvetja e njëkohësisht edhe organizmi fillon të mbartë këto ngarkesa emocionale.

Gjithashtu, të gjitha gjëndrat me sekrecion të brendshëm fillojnë të punojnë keq. Në këto raste njeriu, i ndikuar nga stresi, futet në atë rrethin vicioz që do të preken edhe mëlçia, pankreasi, tiroidja, shpretka, hipofiza e kështu me radhë.

Në këto raste, individi fillon të dalë nga vetvetja, fillon të jetë i stresuar, jo i qetë madje të demonstrojë edhe raste frike. Por edhe nga ana fiziologjike, krijojmë një nivel të lartë të kolesterolit, ngushtim të karotideve dhe një pamjaftueshmëri të sistemit nervor për ta ushqyer me gjak e oksigjen.

Ndërkohë truri do të kërkojë ushqim, e zemra nuk arrin ta dërgojë, pasi gjaku është trashur nga faktorë të ndryshëm dhe trupi në vetvete fillon të bëhet nervoz. Ky është një stres i dytë fiziologjik i krijuar nga vetë njeriu pa e ditur atë, por që ndikon shumë në çoroditjen e sistemit nervor. Pas kësaj, shfaqet pagjumësi e dobësim i kujtesës.

Trajtimi
Personat e prekur nga stresi mund të pinë një apo dy gota çaj në ditë me bar blete për të bërë një gjumë më të qetë. E më tej duhet të kryejnë edhe diagnostikimet e nevojshme te mjekët.

Ndërkaq, ankthi nuk është asgjë tjetër veçse frikë, e diku janë prishur ato balancat e cipave të trurit. Nëse konsumohet çaj trëndafili apo murrizi, do të vihen re efektet e menjëhershme pozitive në organizëm.

Nëse personat do e kenë të mundur të mbjellin bimën e livandos në shtëpitë e tyre, atëherë do të shohin se niveli i stresit do të zvogëlohet.

Duhanpirja
Bima e tërfilit ngjyrë mishi rritet në lartësinë në 800-1500 metra mbi nivelin e detit.

Në momentin që ky tërfil përzihet me duhanin, arrin të neverisë cigaren e çon deri në lënien përfundimtare të këtij vesi. Kjo bimë ka një magji çudibërëse, e pasi e përziejmë me duhanin, mund të konsumohet njësoj siç pihet një cigare, në raportin 1:1.

Ndërsa për personat, mushkëritë e të cilëve janë rënduar së tepërmi nga duhanpirja, këshillojmë që të shtojnë edhe pak sherebelë në përzierje apo zhumbricë. Të tria këto bimë së bashku arrijnë të krijojnë idenë që je i ngopur me duhan.

Tërfili ngjyrë mishi në këtë rast shërben si një balancues e frenues i hormonit të mosngopjes, në mënyrë që ky i fundit mos të japë efektin e vet në gjak.

I gjithë ky proces vjen duke rralluar cigaret që pi individi, jo si një ndërprerje e menjëhershme, nga dy paketa rrallohet në 30, 20, 15 cigare e kështu me radhë. Shumë shpejt ndihen edhe efektet fiziologjike, pasi mushkëria fillon të bëjë një vetëpastrim, prandaj ne i hedhim përzierjes pak zhubricë apo sherebelë.

Më tej fillon nxjerrja jashtë e sekrecioneve e njëkohësisht përdoruesit nëse do të përziejnë duhanin me këtë tërfil nuk duhet të bëhen merak pasi urina do të fillojë të ndryshojë ngjyrën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.