BOTA

Çështja e emrit të Maqedonisë, Zaev paralajmëron referendum

17:06 - 02.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çështja e emrit të Maqedonisë, duket se do të gjejë zgjidhje në një referendum popullor. Të paktën sipas idesë që ka hedhur Kryeministri maqedonas Zoran Zaev.




Në një intervistë për një televizion bullgar, Zaev thotë se do të organizojë një referendum popullor për çështjen e emrit, përpara se të nënshkruajë marrëveshjen përfundimtare me Athinën.

Sipas Zaev, edhe pala greke po shqyrton mundësinë e nisjes së një dialogu të brendshëm për këtë çështje në mënyrë që zgjidhja të jetë sa më gjithëpërfshirëse.

“Referendumi duhet të jetë garanci shtesë që i jep fund të gjitha dyshimeve, teksa populli vendosë për zgjidhjen. Jam i bindur se maqedonasit janë të gatshëm ta pranojnë”. tha Kryeministri maqedonas

Por për palën greke, një referendum i tillë në Maqedoni minon negociatat pasi Athina është e bindur se shumica e maqedonasve nuk pranojnë tjetër variant emrit Maqedoni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.