Kosova

Tërhiqet nga shfuqizimi i speciales, SHBA i jep vizën Haradinajt

14:44 - 02.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada Amerikane ia ka dhënë vizën kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, vetëm pasi shefi i ekzekutivit u tërhoq nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale.




Tërheqja nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale e ka shpërblyer kryeministrin Ramush Haradinaj me vizën amerikane, që nuk po i lëshohej pasi që nuk po i bindej ambasadorëve të huaj, të cilët paralajmëronin izolim total të Kosovës nëse e shfuqizojnë Gjykatën Speciale.

Gazeta Express ka mësuar sot se Ambasada amerikane do t’ia japë vizën kryeministrit Haradinaj dhe kjo vjen vetëm pasi ai ndryshoi qëndrim rresh shfuqizimit të Speciales.
Kreu i ekzekutivit, në një intervistë për DË para gazetarit Tim Sebastian, pohoi se Gjykata Speciale nuk do të zhbëhet, duke treguar se sa të rëndësishme e ka që Kosova të ecën në rrugën evropiane.
Kjo deklaratë e Haradinajt ndryshonte nga ato që ai i kishte dhënë më herët. Kryeministri këmbëngulte se qëndron pas të drejtës së deputetëve për të vendosur se çka të shfuqizohet në Kuvend, e për këtë nuk pyetën ambasadorët. Këta të fundit, nga ana tjetër, ishin aktivizuar për t’ua bërë me dije pasojat e rënda që i vijnë shtetit të Kosovës nëse zhbëhet Specialja.

Kryeministri Haradinaj dje, po ashtu i është dhënë viza për Britani të Madhe edhe pse më herët ishte raportuar që, pas vizës amerikane, edhe britanikët i kanë bërë probleme të parit të Qeverisë. /Express


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.