BOTA

Vuante nga depresioni, vret veten djali i Fidel Castros

08:38 - 02.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Djali i Fidel Castros ka vrarë veten. Fidel Ángel Castro Diaz-Balart, 68-vjeçari, i biri i ish-udhëheqësit të Kubës, u gjet mëngjesin e djeshëm i pajetë.




Thuhet se ka vuajtur nga depresioni dhe ne kushte te tilla i ka dhënë fund jetës, raporton BBC.

Djali i parë i presidentit të ndjerë u quajt “Fidelito”, për shkak të ngjashmërisë familjare.

Ai ishte një fizikant bërthamor, i trajnuar nga ish-Bashkimi Sovjetik.

“Fidel Castro Diaz-Balart, i cili ishte trajtuar nga një grup mjekësh për disa muaj për shkak të depresionit të thellë i dha fund jetës”, raportoi gazeta zyrtare e Kubës, Granma.

Televizioni shtetëror tha se ai kishte marrë trajtim mjekësor si një ambulator në muajt e fundit, pas një qëndrimi në spital.

Në kohën e vdekjes së tij, ai ishte këshilltar shkencor për Këshillin e Shtetit Kuban dhe ai shërbeu si nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Kubës.

Ai drejtoi programin bërthamor të ishullit nga 1980 në 1992, përpara se të pezullohej pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik.

Castro Diaz-Balart erdhi pas martesës së shkurtër të babait të tij me Mirta Diaz-Balart, vajzën e një politikan të shquar para revolucionit.

Familja e nënës se tij mbeti figura më e shquar në komunitetin anti-Kastro në Florida. Babai i tij, Fidel Castro, i cili ka qenë një nga udhëheqësit politikë më të gjatë në botë, vdiq dy vite më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.