Kronikë

Del nga dyqani i këmbimit të valutës, dy persona i grabitin çantën

19:24 - 03.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grua nga qyteti i Fierit ka rënë pre e një grabitjeje. Pak para momentit të ngjarjes shtetaseja me iniciale M.J, sapo kishte dale nga një dyqan i këmbimit të valutës, teksa përball saj janë shfaqur dy persona  të cilët i kanë marrë çantën.




Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe  po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Në datën 03.02.2018, rreth orës 18:35, në lagjen “Apollonia”, Fier, shtetases M.J, në momentin që ka dalë nga dyqani i këmbimit të valutës, dy persona i kanë marë çantën me një sasi lekësh dhe janë larguar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si edhe është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.