BOTA

“Lopë-kanabis”/ Përplasen në distancë kryeministrat Rama e Haradinaj

12:36 - 03.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilltari politik i kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka vendosur që t’i kundërpërgjigjet ofendimit të Edi Ramës, i cili i quajti lopë udhëheqësit kosovarë.




Halil Matoshi, pavarësisht se fillimisht nuk e komentoi deklaratën e kryeministrit shqiptar, thotë se nuk është mirë as mbjellja e kanabisit.

“S’bën me e derdh tamlin por as me mbjellë kanabis”, ka shkuar në Facebook, Halil Matoshi.

Edi Rama, zgjodhi lopën, për ta shprehur atë që, sipas tij, kanë dashur ta bëjnë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj me tentimin për ta shfuqizuar Specialen.

“Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, ka thënë Rama në “Real Story” të Vizion Plus-it.

Halil Matoshi, këshilltar politik i Ramush Haradinajt, më herët deklaroi shkurtimisht për Express se Qeveria nuk i komenton deklaratat mediatike të kryeministrit shqiptar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.