AKTUALITET

Sinjale se do arratisej, kontroll qelisë së shqiptarit në Greqi. Ja plani

11:51 - 03.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qelia e shqiptarit Fabio Dushku në burgun grek është tejmbushur dje me policë. Mediat greke kanë raportuar sot se pas informacioneve të marra se shqiptari po përgatiste një arratisje nga burgu, duke marrë edhe pengje me vete, efektivët kanë bërë një kontroll të befasishëm, duke i lënë në mes planin.




Gjithçka ka ndodhur në burgun e Korydallosi dhe ndërhyrja është bërë gjatë natës së mbrëmshme. Kontrolli u bë pas urdhrit të prokurorit që kishte informacion me atë që ishte përgatitur. Policia ka hyrë në qelinë e të burgosurit Fabio Dushku, i cili më ka qenë i akuzuar si pjesë e një organizate terroriste në janar 2015.

Policia gjeti në qelinë e tij thika e tij të improvizuara dhe laptop lidhur në internet, por jo armë, pavarësisht informacionin përkatës që kishin.

Mësohet se Fabio Dushku, një emër i njohur për publikun shqiptar, pasi është shok i Pëllumb Marnikollaj, shqiptari që humbi jetën në rrethana misterioze në këtë burg në momentin e kontrollit po fliste në Skype.

Një gjë e tillë është cilësuar skandal nga polica greke.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.