Kronikë

“Në Shqipëri kam ardhur për qejf, s’kam kryer krim”

08:30 - 04.02.18 Ina Allkanjari
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Shqipëri kam ardhur për qejf. S’kam kryer asnjë krim”. Kështu mësohet të ketë thënë dje përpara hetuesve, ish-polici i forcave speciale greke, Efthymiou Efthymious, i cili dyshohet të jetë ekzekutori i Devi Kasmit. 41-vjeçari u qëllua disa ditë më parë me 4 plumba ku humbi jetën, pas një prite të bërë përpara shtëpisë së tij.




Efthymious, shtetasi grek i arrestuar për vrasjen e Dëfrim (Devi) Kasmit mohon të ketë lidhje me atentatin e 29 janarit në rrugën “Petro Cani”.

Gjatë dëshmisë në policinë e Tiranës, ish-polici i forcave speciale greke tha se nuk ka lidhje me ngjarjen. Ai ka pranuar para hetuesve se prej disa kohësh ndodhej në vendin tonë, por jo për arsye kriminale po për disa ditë pushime.

I pyetur për pjesë-tarët e tjerë të grupet të arrestuar për të njëjtën akuzë greku tha se njeh vetëm njërin prej tyre.

Akuzat janë mohuar edhe nga të arrestuarit e tjerë, Elton Halipaj, Malvin Dinellari Elton Hoxhallari dhe Mario Meshini, të cilët vijojnë të mbahen në ambientet e drejtorisë së policisë së kryeqytetit. Ata pritet që të dalin ditën e sotme për masë sigurie në Gjykatën e Tiranës.

Ndërkohë policia dhe prokuroria thonë se ekzekutimi i Devi Kasmit mund të ketë ndo-dhur ose për përplasje të grupeve të drogës ose për të marrë hak për një krim të 2011 në Tiranë. Dhe Aurel Hoxhallari dyshohet si personi që ka organizuar këtë krim duke aktivizuar ish-policin grek Eftimiu, që ka hyrë në mënyrë klandestine në Shqipëri, pasi nuk është i regjistruar në asnjë pikë kufitare.

Përveç arsenalit të armëve të gjetur në banesën e vëlle-zërve Hoxhallari, policia beson që ka gjetur armën e krimit, një pistoletë “Glok” dhe veshjen që përdori vrasësi natën që qëlloi viktimën. Ndërsa hetuesit shpresojnë të bindin njërin nga pesë të arrestuarit, që të pranojë statusin e bashkëpunëtorit me drejtësinë.

Por prokuroria pretendon se ka prova që vërtetojnë implikimin e grupit. Ish-polici grek besohet se është njeriu që po e priste Devi Kasmin pranë banesës së dytë që pak veta e dinin dhe e ka qëlluar. Pavarësisht kësaj, policia po vijon me mbledhjen e provave që tregojnë se Eftimiu është ekzekutori me pagesë i Devi Kasmit. Armët e gjetura në bazën e grupit të strukturuar kriminal pjesë e të cilit ishte edhe greku, janë në laboratorin e kriminalistikës ku po kryhen analiza pasi një prej pistoletave të gjetura dyshohet të jetë arma e krimit. Nga hetimet rezulton se shtetasi grek ka hyrë në Shqipëri afro dy muaj para vrasjes dhe ka jetuar në një shtëpi me qira ne zonën e Unazës së rë.

Efthimiu dyshohet se është paguar nga Aurel Hoxhallari për të eliminuar Kasmin. Ka dyshime që vrasësi është paguar me një shumë prej 25 mijë eurosh. Burime zyrtare bënë me dije se gjatë arrestimit shtetasit grek i është gjetur një shumë e tillë, që mendohet se ka qenë pazari për vrasjen e Kasmit. Ndërkohë mësohet se banesa e Aurel Hoxhallarit, e cila shërbente si bazë e grupit të strukturuar kriminal është ndërtuar para 6 vitesh në një zonë në periferi të kryeqytetit mes dy kodrave në Mëzez.

Banesa në pronësi të Aurel Hoxhallarit ishte tepër e veçuar, në distancë të madhe me ndërtimet e tjera dhe ishte e pajisur me disa kamera sigurie. Vendi i ngjarjes dhe tunelet pas banesës dyshohet se shërbenin si bazë për të fshehur armatimet moderne, snajperët e prodhimit të fundit si dhe municionet. Nga jashtë perimetrit të sigurisë duken pasojat e ndërhyrjes së beftë dhe të shpejtë të policisë, pasi vetratat e dritareve janë të shkatërruara. Ndërkohë brenda saj, policia po punon për gjetjen e provave të reja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.