BOTA

Presidenti grek ashpërson tonet: Shqipëria “ta mbyllë gojën” për çamët!

22:33 - 04.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos ashpërson tonet me Tiranën zyrtare lidhur me pretendimin për çështjen çame.




Lajmi bëhet i ditur nga “Ert.gr”, ku theksohet se Presidenti grek, i ngarkuar emocionalisht dhe me tone aspak diplomatike, i bëri thirrje Shqipërisë të respektojë ligjin, të drejtat e njeriut dhe të pronës, si dhe të drejtat e pakicës greke në Shqipëri.

Ndërkohë që çamët i cilësoi si pjesë të mizorive naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Është e pakonceptueshme që udhëheqja e Shqipërisë të ngrejë çështje çame. Përveç faktit se kjo çështje nuk ekziston, është më mirë që Shqipëria të mos kujtojë se çfarë do të thotë historia e të ashtuquajturave çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi. Nëse dëshiron të ketë ndonjë perspektivë evropiane. Më vjen keq që jam i drejtpërdrejtë, por në ditë të tilla si kujtimi i holokaustit ata guxojnë të flasin për çamët. Më mirë të mos kujtojmë historinë e atyre që u shfaqën si çamë në hapësirën greke. Respekti për historinë është baza ndërkombëtare për miqësinë dhe fqinjësinë e mirë”, tha Pavlopulos.

Deklaratat, Presidenti grek i bëri gjatë vizitës që zhvilloi sot në Shtabin e Forcave Ajrore, në Larisa.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Gjuha e presidentit grek eshte e njenjte me ate te rrugacit tone Rama, ndoshta flasin me fjalorin e tyre njeri tjetrit, kjo nuk ndihmon lidhjet midis dy popujve dhe ofenduese.
    Ai ka te drejte kur kane cilimij te tipit Rama, Bushati dhe fshatre Ruci etj……

    Përgjigju ↓