Kronikë

U akuzua se vendosi tritol në farmacinë e babait të Tahirit, i riu kërkon 9 milionë lekë

15:33 - 04.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Baftjar Bruka, i dyshuari kryesor i vendosjes së një sasie lënde shpërthyese në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të Saimir Tahirit, asokohe ministër i Brendshëm kërkon rreth 9 milionë lekë dëmshpërblim.




Top Channel raporton se 10 muaj pasi u mbajt nën arrest, Prokuroria e Krimeve të Rënda u tërhoq nga dyshimet e saj, duke pushuar hetimet për secilin prej tyre, që nga i dyshuari si urdhërues e deri te personi që dyshohej se kishte përdorur aparatin celular për të realizuar shpërthimin me anë të një telefonate.

Dy vite më parë, Baftjar Bruka u soll në Shqipëri nga Suedia. Shpërthimi në farmacinë e zotit Tahiri, në shkurt të vitit 2015, dhe vendosja e një tjetër sasie tritoli po atë natë pranë një stacioni autobusi, që në fakt nuk shpërtheu, u cilësuan akte terroriste.

Gjatë hetimeve të mëpasshme, emrat e Baftjar Brukës, Vladimir Gjutës dhe 6 personave të tjerë u publikuan së pari nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Prokuroria deklaroi se nuk kishte mundur të gjente prova dhe motive për këto dy ngjarje. Tani, Baftjar Bruka kërkon rreth 870 mijë lekë dëmshpërblim për 290 ditë që qëndroi në paraburgim. Çdo ditë paraburgim i padrejtë paguhet 3.000 lekë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.