KULTURË

“Vajza në mërgim”, kryevepra e Ismail Kadare që vendos Orfeun në Shqipëri

10:43 - 04.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë gjithë karrierës së tij letrare 50-vjeçare, Ismail Kadare ka përfshirë legjendat për të nënvizuar kritikat e tij kundër komunizmit, si në vendin e tij të lindjes, i cili ishte nën sundimin komunist nga viti 1945 deri më 1991, dhe larg prej tij.




Në “Muzgu i perëndive të stepës”, Kadare përdori legjendën shqiptare të Doruntinës dhe Konstandinit, një djalë që ngrihet nga varri pas vdekjes së tij për të përmbushur dëshirën e nënës së tij për të sjellë vajzën në shtëpi, si mënyrë për të komentuar trazirat politike në Rusi në fund të viteve 1950.

Tani, në “Një vajzë në mërgim”, Kadare bëhet autori i fundit që përfshin në punën e tij legjendën e Orfeut, i cili pas vdekjes së Euridikës të dashur, shpreson që përmes muzikës ta risjelli atë në jetë.

Vendosur në dekadën e fundit të diktaturës shqiptare, “Një vajzë në mërgim”, e botuar për herë të parë në Shqipëri në vitin 2009, përqendrohet tek dramaturgu Rudian Stefa dhe ndjenjat e tij të ngjashme me Orfeun, për një grua që ai kurrë nuk e ka takuar, por vetëvrasja e saj prek punën dhe ëndrrat e tij .

Rezultati është një roman i shkëlqyer që kap krimet e një regjimi totalitar aq represiv, saqë dënimet e tij pesëvjeçare mbi të internuarit politikë vazhduan edhe pas vdekjes së një të burgosuri.

Rudian është duke u marrë me një shfaqje të re kur ai thirret në Komitetin e Partisë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Ai pyetet nëse thirrja ka të bëj me punën e tij më të fundit që ai i dorëzoi teatrit, pasi një pjesë e Bordit Artistik nuk e  pëlqente.

Apo ndoshta Partia kishte dëgjuar për zënkën e tij të fundit me Migenën, një studente arti, të cilën e kishte kontaktuar gjatë një libri që nënshkroi tre muaj më parë dhe i kërkoi atij një autograf për një mikeshë që nuk mund vinte në kryeqytet.

Zyrtarët e partisë që morën në pyetje Rudian i thonë atij se arsyeja ka të bëjë me një libër në të cilin shkruan: “Për Linda B., një suvenir nga autori”.

Në një skenë të ftohtë, zyrtarët e informojnë atë se vajza e re, familja e të cilës ka lidhje me gjykatën, ka vrarë veten. Që kur vetëvrasja e fundit e kryeministrit, e cila “kishte zbuluar komplotin më të madh në historinë shqiptare”, ata kanë kërkuar kuptimin e fshehtë në çdo vdekje të tillë.

Duke ia shtuar gradualisht informacion lexuesit, Kadare ndërton misterin pas vdekjes së Linda B.

A ishte Migena një spiune për qeverinë, siç e kishte menduar Rudian dikur? Dhe a kishte Migena lidhje me Linda B. dhe familjen e saj borgjeze të dëbuar?

“Një vajzë në mërgim” përfshin shumë stile artistike, duke përfshirë fragmente nga vepra që Rudian po shkruan dhe pasazhe surrealiste në të cilat ai e vendos veten si Orfeusin e kohëve moderne, duke u përpjekur të shpëtojë nga ferri një të dashur që ai kurrë nuk e ka parë.

Kadare përzien të gjitha këto elemente në një tërësi të mahnitshme që ndërton një përfundim të përzemërt që përfshin prindërit e Linda B. Dhe kjo është një nga temat që dalin nga ky roman i jashtëzakonshëm: Dhimbja e humbjes, personale dhe politike, mund të jetë aq tiranike sa jeta në një diktaturë.

Shkrim për “Pittsburgh Post-Gazette” nga Michael Magras, anëtar i Rrethit Kombëtar të Kritikëve të Librit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.