AKTUALITET

Zbardhet dëshmia e anëtarëve të grupit që ekzekutuan Devi Kasmin: Me grekun jemi ulur në kafe…

20:27 - 04.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Dorjana BEZAT/ “Gazeta Shqiptare” zbardh një pjesë të dëshmisë së Malvin Dinellarit dhe Elton Halipajt, të arrestuar si pjesë e grupit të organizuar nga Aurel Hoxhallari për vrasjen e Devi Kasmit pak ditë më parë në kryeqytet.




Burimet bëjnë të ditur se Malvin Dinellari ka thënë para hetuesve se me vëllezërit Hoxhallari është njohur nga një mik. Dinellari jeton në Korcë por vinte shpesh në Tiranë pasi ka të fejuarën në shkollë.

“Takohesha shpesh në Yzberisht me Aurel Hoxhallarin, por nuk kisha dijeni për aktivitetin e tij kriminal. Edhe me grekun jemi ulur në kafe, por e njihja si mik të Aurelit.” mësohet të ketë thënë ai

Në lidhje me furgonin që u përdor në vrasje Dinellari pranon se e ka gjetur ai:

“Punoja me shitje makinash. Aureli me kerkoi ti gjeja nje furgon mallrash. Kerkova ne internet dhe e gjeta. E cova ne servis per ta kontrolluar dhe Aureli ra dakord per ta blere. Me dha 4200 euro dhe furgonin e regjistrova ne emrin e Elton Halipajt.”

Ky i fundit, Elton Halipaj, ka thënë se ka njohje me Aurel hoxhallarin dhe i kishte kerkuar atij t’i gjente punë pasi kishte nënën te diagnostikuar me tumor dhe  kishte nevojë për të ardhura. Aureli e punësoi si kopshtar tek vila në Mëzez dhe i kërkoi që në emrin e tij të regjistrojë nje furgon mallrash pasi do i nevoitej për punë. Për këtë arsye e regjistroi dhe në një kurs patente. Halipaj pranon që shkonte te vila në Mëzes, por mohon të ketë lidhje me grupin kriminal, armët, drogën apo vrasjen.

Pas hekurave, si ekzekutor i Devi Kasmit, qëndron ish-polici grek Eftimiu Eftimius, ndërsa organizator dyshohet të jetë Aurel Hoxhallari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.