AKTUALITET

Aksident i rëndë në Elbasan/ Humb jetën kalimtarja, plagosen dy të tjerë

10:30 - 05.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmir Popja – Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur tek  Rrethrrotullimi  i  Bradasheshit, ku mjeti me targa AA 743 JA   drejtuar  nga shtetasi Y.H., 35 vjeç banues në Elbasan ka aksidentuar  tre kalimtarë.




Nga sa mësohet, një prej këmbësoreve ka gjetur vdekjen, ndërsa dy të  tjerët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan. Ndërkohë që është identifikuar viktima, Vjollca Stoçeni, 48 vjeçe  banuese në Bradashesh.

Drejtuesi  i mjetit  është shoqëruar në komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Më herët, ndodhi një aksident në aksin rrugor, Elbasan – Bradashesh, por fatmirësisht pa të lënduar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.