Kryesore

Aktorja Tinka Kurti në zi, ndahet nga jeta djali i saj i vetëm

18:22 - 05.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i hidhur për aktoren e njohur Tinka Kurti. Mësohet se djali i saj (fëmija i vetëm) është ndrarë nga jeta ditën e djeshme.




Lajmi e hidhur e ka dhënë shkrimtarja Flutura Açka në Facebook, e cila shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta.

“Tinkën, ç’e paska gjetë!

Nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëlloj, nuk kam fuqi. “Kam frikë se nuk do të më gjejë djali gjallë kur të vijë,” thoshte ndonjëherë në bisedat tona të shpeshta, dhe fliste, dhe fliste, dhe fliste për Zefin… si nëna për djalin.

Sa tepër duke fjalët. I paqes, Zef Kurti!” shkruan Açka

Zef Kurti jetonte prej vitesh në Kanada, bashkë me familjen e tij. Tinka Kurti e ka marrë lajmin e hidhur të dielën, dhe pritet të udhëtojë për ta përcjellë për në banesën e fundit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.