Kronikë

EMRAT/ U kapën me 1 milion paund kokainë në Londër, ja sa u dënuan 7 shqiptarët

19:43 - 05.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me 50 vjet burg janë dënuar 7 shqiptarë të cilët u kapën me 1 milionë paund kokainë.




Shqiptarët ishin pjesë e një grupi të strukturuar trafikantësh të cilët kryesisht veprimtarinë e tyre e ushtronin në Londër.

Vendimi i masës së arretit me burg është marrë ditën e sotme nga Gjykata Isleworth Crown

Të shtatë të pandehurit u akuzuan si dhe dënuan si më poshtë:

Ergert Ibrihimi, 27 (13.11.1990), i cili nuk kishte vendbanim të përhershëm u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A.  Ai u dënua me 4 vjet burg.

CO1265-18 IBRIHIMI

Gentian Rina, 21 (5.4.1996), banor në Oksford ishte akuzuar për furnizim me drogë të kategorisë A. Ai u dënua me 8 vjet burg.

CO1265-18 Gentian RINA

Vilson Elezi, 29 (2.6.1988), banor në Outram, Oksford ishte akuzuar për për furnizim me drogë të kategorisë A dhe posedimin e pasurisë kriminale. Ai u dënua me 8 vjet burg.

CO1265-18 ELEZI

Damiano Kola, 21 (28.10.1996), nga Outram Road, Oksford u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A dhe dy akuza për posedim të një dokumenti të rremë identiteti. Ai u dënua me 8 vite e katër muaj burg.

CO1265-18 KOLA

Klodian Rina, 20 (4.3.1997), banor në Rymers Lane, Oxford u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A. Ai u dënua me 8 vjet burg.

CO1265-18 Klodian RINA

Lulzim Ramadani, 31 (18.6.1986), banor në Herschel Crescent, Oxford u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A dhe dy akuza për posedim të një dokumenti të rremë identiteti. Ai u dënua me 5 vite e 8 muaj burgim.

CO1265-18 RAMADANI

Edison Zebi, 21 (12.7.1996), i cili nuk kishte vendbanim fiks, ishte akuzuar për furnizim me drogë të kategorisë A dhe posedimin e një dokumenti të rremë identiteti. Ai u dënua me 8 vite e katër muaj burg.

CO1265-18 ZEBI

Të gjithë të pandehurit u deklaruan fajtorë në një seancë më të hershme më 5 dhjetor 2017. Banda u kap pas një operacioni të drejtuar nga Komanda e Krimit të Organizuar në Met.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.