AKTUALITET

Me maska dhe armë, grabitësit ‘bastisin’ një shtëpi në Fushë-Krujë. Ja çfarë kanë marrë

09:30 - 05.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një banesë në Fushë-Krujë ka rënë “pre” e grabitësve gjatë natës së mbrëmshme.




Nga sa mësohet, grabitësit me maska dhe të dyshuar me armë kanë hyrë në banesën e shtetasit B.K. 36 vjeç dhe duke e kërcënuar, i kanë marrë një shumë parash, bizhuteri dhe një mjet tip Volksëagen.

Policia ka bërë të ditur se ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe është ngritur grupi hetimor. Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme”, – thuhet në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.