Kronikë

Në banesën e Aurel Hoxhallarit mund të jenë torturuar persona të tjerë?

16:34 - 05.02.18 Dorjana Bezat
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banesa e Aurel Hoxhallarit në Mezës, e cila përdorej si bazë e grupit kriminal që u angazhua në eleminimin mafioz të Devi Kasmit, pritet të hedhë dritë mbi shumë ngjarje ende të pazbardhura nga policia.




Prej kur u arrestua ky grup policia vijon në grumbullimin e provave. Policia ka vërë një vëzhgim të imtësishëm të vilës për të nxjerrë gjurmët e gishtave në mënyrë që të zbulojë se kush e ka frekuentuar këtë vilë.

Policia ka dyshime se gjatë aktivitetit kriminal ky grup mund të ketë marrë persona peng.

Policia e Shtetit po ushtron një kontroll të imtësishëmedhe mbi armatimet e gjetura në këtë bazë.  Ato janë dorëzuar në laboratorin shkencor ku po u kryen analiza. Policia ka dyshime të forta se këto armë janë përdorur në ngjarjet e pa zbardhura ende të ndodhura gjatë 2017 në Vlorë, Durrës dhe Shkodër. Po ashtu është shembur tavani dhe muret për të gjetur sendet e paligjshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.