KULTURË

Studiuesi Luan Rama: Jam zënë me miq, më kanë ngatërruar me politikanin Luan Rama

16:01 - 05.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moskuptimi! E habitshme: një miku im nga Tirana më dërgoi një mesazh i prekur se gjoja kisha mbajtur një qëndrim kundër deklaratave të tij mbi Akademinë e Shkencave.




U habita dhe ai më tregoi se kjo ishte botuar në një gazetë. Sigurisht qesha dhe i thashe se meqë janë disa Luan Rama, gazetarët nganjëherë kanë qef ti ngacmojnë politikanet, ti shajnë, të bëjnë një intrigë të vogël, por unë i thashë se nuk kam patur dhe as kam dëshirë të ngatërrohem me politikën shqiptare pasi do duhej një forcë titanike ta ndryshonte atë, dhe mjerisht tërhiqem.

Lumturisht është jeta e skribit të thjeshtë që nuk pretendon asgjë nga kjo botë, veç paqe me veten dhe të tjerët…Por megjithatë shoh se jo vetëm në Shqipëri por dhe tek shqiptarët në Perëndim, njerëzit janë të përçarë dhe ka një moskuptim të madh, meqë njerëzit nuk i thonë mendimet e tyre në sy por në kulisa, fjalë që kthehen në thashethemnaja që thurren, enden, përshkojnë shpirtra njerëzish dhe hajde t’ia gjesh fillin.

Eshtë një etyd i vërtetë sociologjik dhe psikoanalitik se si ende e kaluara na ka kapur nga leckat dhe nuk na shqitet. Atëherë pothuaj të gjithë shohin me dyshim njëri-tjetrin çka e minon bashkësinë e komunitetit dhe është për të ardhur keq. Kjo është vërtetë shqetësuese në botën e qytetëruar ku jetojmë…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.