AKTUALITET

Aksidentoi për vdekje një grua dhe plagosi dy të tjerë, arrestohet 35-vjeçari nga Burreli

09:30 - 06.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në Elbasan, ku për pasojë një 48-vjeçare, e identifikuar si Violeta Stoçeni ndërroi jetë, ndërsa dy të tjerë u plagosën.




Pas aksidentit te Rrethrrotullimi i Bradasheshit drejtuesi i automjetit u largua, por sot policia e Ebasanit ka bërë të ditur se ka arrestuar drejtuesin e Benzit, shtetasin 35-vjeçar, Ilir Hoxha, banues në Burrel.

“Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji në fshatin Bradashesh duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar tre këmbësorë.

Si pasojë shtetasja Violeta Stoçeni, 48 vjeçe banuese në fshatin Bradashesh ka gjetur vdekjen, ndërsa dy këmbësorët e tjerë shtetasit  Sh.F., 46 vjeçe dhe K.H., 31 vjeç banues në fshatin Bradashesh  ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe  dy pasagjeret në këtë mjet, shtetaset E.K., 59 vjeçe banuese në fshatin Rrajcë Librazhd  dhe E.H., 39 vjeçe banuese në Burrel. Të dyja ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.