BOTA

Anulohet vizita e kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë, Prishtina jep arsyet

10:56 - 06.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vizita e kryeministrit të Malit të Zi në Prishtinë, Dushko Markoviç, e planifikuar të zhvillohej sot, është anuluar.




Donjeta Gashi, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës, u shpreh për Radion Evropa e Lirë se vizita është anuluar për shkaqe atmosferike.

“Për kohën dhe vizitën, mbetet të ketë një koordinim të ri ndërmjet qeverive përkatëse”, tha Gashi.

Vizita ka qenë e paraparë të zhvillohet në kohën kur Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka shtyrë shqyrtimin dhe votimin e projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për shkak të mungesës së koncesionit politik.

Marrëveshja është nënshkruar në vitin 2015. Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar atë, por jo edhe ai i Kosovës.

Marrëveshja është kontestuar kryesisht nga partitë opozitare në Kosovë, duke thënë se me të, Kosova humb territor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.