Kronikë

Arrestimi i ish-drejtorëve në Elbasan, Hoxha: Hetimet nisën para 3 vitesh, por i pengoi…

22:33 - 06.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Opinion” në “TV Klan”, ka folur për arrestimet e ish-drejtorëve të Autoritetit Rrugor në Shqipëri dhe hetimet për shpërdorim detyre.




Sipas Hoxhës, për ish-drejtorët Xhika dhe Toma nisën hetim para 3 vitesh, por prokurorja e çështjes është penguar nga eprori i saj paraardhës.

“Të dy drejtorët janë akuzuar për shpërdorim detyre dhe jo për korrupsion. Që prej tre vitesh janë bërë letrat, por nuk është hetuar pasi kjo çështje është penguar nga eprori paraardhës. Ka pasur ndryshim kohët e fundit sepse ka shkuar një prokuror tjetër.

Kjo çështje ka qenë aq gati sa unë mund të them se ka vetëm një javë që janë bërë arrestimet dhe ju them se brenda javës tjetër çështja do të shkojë për gjykim, ” tha Hoxha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.