AKTUALITET

Dëm shtetit 9 milionë USD/ Vetëdorëzohet biznesmeni i shumëkërkuar, “koka” e skemës mashtruese

14:14 - 06.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është vetëdorëzuar në polici, biznesmeni i shumëkërkuar Sokol Lami, 34 vjeç, banues në Tiranë. Ai u dorëzua një ditë më parë në Policinë e Tiranës,  pasi ndaj tijGjykata ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale ”Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, ”Mospagimi taksave dhe tatimeve” dhe ”Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.




Lami është në mesin e një grupi biznesmenësh, për të cilët Krimi Ekonomik ka zbuluar skemën mashtruese, përmes të cilës ata i kanë shkaktuar një dëm ekonomik shtetit në vlerën 9 milionë dollarë.

Madje sipas hetimeve, Lami është një prej ideatorëve të skemës mashtruese. Sipas ekstraktit të QKR-së, Sokol Lami disponon 4 biznese, ndërsa më herët ai është ka rënë sërish në pranga po për për këtë akuzë.

Për këtë skemë mashtruese policia ka arrestuar  6 persona dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë. Nga hetimi disa mujor rezultoi se këta persona kanë regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje (fiktive) për subjekte të treta.

Lidhur me këtë krim ekonomik, veç biznesmenit Lami janë prangosur edhe:

-Dhimitraq Çelo, 23 vjeç

-Shkelqim Hasani , 50 vjeç

-Bujar Murataj , 31 vjeç

-Ruzhdi Murataj , 60 vjeç

-Indrit Sulaj, 30 vjeç

-Nevruz Lami , 36 vjeç

Në kërkim janë;

B.Gj

M.M

A.B

E. Sh


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.