AKTUALITET

FOTO/ Zbulohet grupi kriminal në Lezhë, u sekuestrohen 1.4 milionë euro pasuri

16:19 - 06.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka goditur një grup të strukturuar kriminal në Lezhë, që merrej me trafikun e drogës dhe shfrytëzimin e prostitucionit, ndërsa janë sekuestruar edhe pasuritë e patundshme në të cilën kishin investuar paratë e fituara në rrugë të jashtëligjshme.




Sipas të dhënave të para, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” dhe pas një hetimi disa mujor, Prokuroria ka sekuestruar 15 pasuri të paluajtshme, të cilat i përkisnin grupit kriminal.

Konkretisht, janë sekuestruar:

• 7 ambjente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;

• 4 ambjente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);

• 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;

• 9 automjete luksoze.

Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën totale rreth 1,450,000 euro.

Nga hetimet dhe verifikimet e kryera, rezulton se këto pasuri të paluajtshme janë regjistruar në emër të personave të mëposhtëm:

– P. S., 40 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë;

– Valentin Selaj, 49 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i arrestuar nga policia e Firences në Itali, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzimin për prostitucioni;

– A.S., 35 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Hollanda drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg.

314f4cf0-3f40-414e-a0b3-e3e2e2630b20 da012ea9-2f84-4a88-b295-63d8a8c07365 3b3acd10-b046-498c-95db-7a1f2f43032d 4a59df71-8f7e-46f4-a83c-c21530e49602
<
>

 

“Hetimi për këtë grup kriminal, nisi bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë. Në janar 2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë u dokumentua veprimtaria kriminale dhe pasuritë e dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.” thuhet në njoftimin e Prokurorisë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.