LIFE STYLE

Jetojnë djajtë, legjenda që po tmerron banorët

20:55 - 06.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ai ka qenë dikur një varrezë e madhe brenda së cilës gjendeshin tempuj e memoriale, por me ndërtimin e hidrocentralit më të madh në botë, të njohur si “3 digat”, ky qytet mbeti vetëm një ishull, ndërsa pjesa tjetër u mbulua nga uji.




Fengdu është një stacion turistik i ideuar sipas konceptit të Ferrit dhe njihet nga të gjithë si “Qyteti Fantazmë”.

Sipas legjendave kineze, Fengdu është vendi ku jetojnë djajtë. Qyteza e mori këtë emër nga Kodra Ming Shan që konsiderohej si shtëpia e Tianzi, Mbretit të Vdekjes.

Fengdu ashtu si dhe qytetet e tjera përgjatë rrjedhës së lumit Yangtze ka shumë legjenda për të treguar.

Thuhet se këtë reputacion qyteza e mori gjatë dinastisë Tang në vitet 618-907 të erës sonë, kur njihej si vendi i të vdekurve dhe i Mbretit të Ferrit.

Legjenda thotë se dy burra të quajtur Yin dhe Ëang arritën këtu në kohën e dinastisë Han në vitet 206-220 p.e.s dhe u bënë të pavdekshëm.

“YinËang” do të thotë ” Mbreti i Ferrit” ose “Mbreti i Errësirës” apo “Mbreti i Botës së Nëndheshme”.

Ndërsa gjatë dinastisë Tang njerëzit besonin se në këtë zone jetonte Mbreti i Ferrit. Atëkohë ky vend u bë një nga vendvarrimet më të mëdha të Kinës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.