BOTA

Kryeministri i Malit të Zi viziton Kosovën, zbardhet axhenda

08:34 - 06.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, do të vizitojë sot Kosovën, me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.




Vizita do të zhvillohet në kohën kur Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka shtyrë shqyrtimin dhe votimin e projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për shkak të mungesës së koncesionit politik.

Marrëveshja është nënshkruar në vitin 2015. Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar atë, por jo edhe ai i Kosovës.

Marrëveshja është kontestuar kryesisht nga partitë opozitare në Kosovë, duke thënë se me të, Kosova humb territor.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se me kryeministrin malazez, Markoviç, do të bisedohet për të gjitha çështjet e hapura që ekzistojnë midis dy vendeve, raporton Rel.

Axhenda

Markoviç, sipas agjendës qeveritare, do të arrijë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” në orën 08:00, të cilin do ta presë ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Takimin e parë zyrtar Markoviç do ta zhvillojë me homologun e tij kosovar,  më pas do të takojë edhe kreun e Parlamentit Kadri Veseli.

Kryeministri i Malit të Zi gjatë vizitës së tij në Kosovë nuk do ta takojë presidentin Hashim Thaçi, pasi ky do të udhëtojë për në SHBA, ku do të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.