Kronikë

“Policia jam unë”, kryeplaku i fshatit bën për spital 19-vjeçarin

10:31 - 06.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ai që supozohet të zgjidhë problemet e fshatit, të dhunon dhe… Bëhet fjalë për një ngjarje të paprecedentë në fshatin Biranj, të Korçës. Policia ka arrestuar kryeplakun e fshatit Bledi Nurçe, pasi ka dhunuar dhe mbajtur peng një 19-vjeçar.




Të hënën 36-vjeçar ka shkruar tek banesa e të riut, e ka goditur fizikisht dhe i ka kërkuar këtij të fundit, të dilte jashtë banese me pretendimin se e kërkonte policia.

Bledi Nurçe i ka thënë 19-vjeçarit se policia do ta pyeste në lidhje me një vjedhje që kishte ndodhur në fshat.

Pasi kanë shkuar tek banesa ku kishte ndodhur vjedhja, kryeplaku i fshatit sërish ka ushtruar dhunë fizike ndaj 19-vjeçarit, me pretendimin se ky i fundit ishte autor i kësaj vjedhje dhe më pas e ka lënë të lire.  Policia thotë se po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.