KULTURË

Të nominuarit për Çmimet shkencore të Akademisë, shpjegojnë veprat dhe përballen me oponencën

19:26 - 06.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Akademia e Shkencave ka publikuar  kalendarin e Ligjëratave Akademike mbi veprat e nominuara për Çmimet Shkencore Kombëtare 2017.




Ligjëratat akademike mbi veprat e nominuara për Çmimet Shkencore Kombëtare 2017, kanë si synim paraqitjen e veprave  në konkurrim në kategoritë  përkatëse të çmimeve shkencore. Ato  do të mbahen prej autorëve gjatë muajit shkurt 2018, në mjediset  e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Ligjëratat do të zhvillohen në formën e forumeve të hapura, me pjesëmarrje të gjerë nga bashkësia akademike, kërkues shkencorë, studiues të dijeve të ndryshme, përfaqësues të universiteteve, përfaqësues të medias etj. Në rast të mungesës së  autorit në prezantim,  ligjërata do të mbahet prej studiuesve, të cilëve u është deleguar e drejta e përfaqësimit nga ana e autorit.

(Ligjëratat parashikohen të zgjatin 40-60 minuta. Pyetje dhe diskutime: 15-30 minuta).

I.Të nominuar për Çmimin shkencor kombëtar vjetor “Eqrem Çabej”, që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike:

  1. Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, 1984 fq. (2017), Kolec Topalli

Referojnë; Prof.dr. Anila Omari, Prof.dr.Valter Memishaj

Salla “Akademikët”, e premte, dt. 9 shkurt, ora 10.30.

  1. Sistemet dhe institucionet e krahasuara të qeverisjes, 578 fq. (2017) Enver Bytyçi

Referon:Prof. Enver Bytyçi

Salla “Aleks Buda”, e premte, dt. 23 shkurt, ora 11.00.

  1. Të nominuar për Çmimin shkencor kombëtar vjetor “Petrit Radovicka”, që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave natyrore-teknike:
  2. Hortikultura: vështrim enciklopedik, 846 fq. (2017, Nazim Gruda & Andrea Shundi

Referon: Akad. Nazim Gruda

Salla “Aleks Buda”, e premte 16 shkurt, ora 10.00.

  1. Mjekësia ligjore, 2017, 824 fq.,Bardhyl Çipi. Referon: Prof. Bardhyl Çipi.

Salla “Aleks Buda”, e mërkurë 21 shkurt, ora 11.00

III. Të nominuar  për Çmimin shkencor kombëtar vjetor për kërkuesin e ri më të suksesshëm në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike:

  1. Ekspedita në lumin Azov – Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës,  vëll. I, II , 2016, 1600 fq. A. Novik, Ju. V. Bucatskaja, D. E. Ermolin, A. S. Dugushin, M. S. Morozov (grup autorësh

 

Referon :Prof. Aleksandër Novik (dhe një bashkëpunëtor i tij)

alla “Aleks Buda”, e mërkurë, dt. 28 shkurt, ora 11.00.

  1. Regjimi juridik i pronës dhe trashëgimisë në Shqipëri, 2017, 312 fq., Danja Hobdari

Referon: Danja Hobdari

Salla “Akademikët”, e mërkurë, dt.12 shkurt, ora 11.00.

Ligjëratat akademike mbi mbi veprat e nominuara për Çmimet Shkencore Kombëtare 2017, kanë si synim paraqitjen e veprave në konkurrim në kategoritë përkatëse të çmimeve shkencore. Ato do të mbahen prej autorëve gjatë muajit shkurt 2018, në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.