LIFE STYLE

“Aktet e mëdha përbëhen nga punë të vogla”, disa thënie që do t’ju ndryshojnë jetën

20:53 - 07.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lao Tzu, një prej filozofëve dhe poetëve më të famshëm të Kinës së lashtë, ka lënë pas shumë mësime të rëndësishëm. I njohur më mirë si autori i Tao Te Ching dhe themelues i Taoizmit filozofik, urtësia e tij e spikatur dhe mesazhet e paqes, pajtimit dhe të jetuarit në mënyrë kohezive, na kujtojnë se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në jetë, dhe si mund të zhvillohemi në mënyrë kolektive.




Në kulturën kineze ai ishte një figurë qendrore, por fjalët e tij mund të gjejnë zbatim për popujt e të gjithë botës.

Më poshtë, po iu rendisim disa nga thëniet më mbresëlënëse të filozofit.

Ai që është i kënaqur me atë që ka, është i pasur.

Asgjë nuk është më e butë dhe fleksibël se sa uji, e prapëseprapë askush nuk i reziston atij.

Muzika në shpirt mund të dëgjohet nga Universi.

Aktet e mëdha përbëhen nga punë të vogla.

Kur puna e atij që është udhëheqës i mirë ka mbaruar, populli thotë “ne e bëmë vetë”.

Ku banoni, rrini pranë tokës. Kur mendoni, rrini pranë thjeshtësisë. Në konflikt, jini të drejtë dhe bujarë. Kur qeverisni, mos u përpiqni të kontrolloni. Kur punoni, bëni atë që ju shijon. Në familje, jini tërësisht të pranishëm.

Zotërimi i të tjerëve është forcë. Zotërimi i vetvetes është pushteti i vërtetë.

I urti nuk vë gjë mënjanë. Sa më shumë që ndihmon të tjerët, aq më shumë dobi i sjell vetes. Sa më shumë u jep të tjerëve, aq më shumë i jep vetes. Rruga e Qiellit bën mirë dhe nuk lëndon kurrë. Rruga e njeriut të urtë është që të veprojë, por jo të konkurrojë.

Trajtoji ata që janë të mirë me mirësi, dhe gjithashtu trajtoji ata që nuk janë të mirë me mirësi. Kështu përftohet mirësia. Jini të ndershëm me ata që janë të ndershëm dhe jini gjithashtu të ndershëm me ata që nuk janë të ndershëm. Kështu përftohet ndershmëria.

Natyra nuk e ka me nxitim, e prapëseprapë gjithçka arrihet.

Njeriu i mençur sheh në hapësirë dhe ai e di që nuk ka dimensione të kufizuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.