Kronikë

Dënohet me burg vrasësi shqiptar i përfshirë në trafik droge: Gjithçka nisi nga bixhozi

13:22 - 07.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shqiptar i dënuar për vrasje në vendin tonë është dënuar me gjashtë vjet burg në Irlandë, i përfshirë në trafikun e drogës.




Jaçe Pelivani, 49 vjeç, u arrestua në Clondalkin, Dublin më 18 maj 2017-të, teksa drejtonte një furgon që përmbante paleta kanabis.

Sipas Independent.ie gjykata e Dublinit u njoh me faktin se autoritetet kishin mësuar se në portin e kryeqytetit irlandez kishte mbërritur një ngarkesë ku dyshohej se kishte drogë.

Ata e gjetën kanabisin të fshehur në paleta brenda automjetit, pasi policia e kishte vënë furgonin nën përgjim në mënyrë që të kontrollonte lëvizjet e tij.

Kështu, mjeti udhëtoi në Ashbourne, Co Meath, ku u ngarkua me drogë dhe më pas Pelivani e transportoi ngarkesën në Clodalkin.

Në këtë moment, oficerët e policisë ndërhynë duke e arrestuar shqiptarin, ndërsa në automjet i gjetën plot 34 kilogramë kanabis, të paketuar.

Pelivani, i cili jetonte në Kent të Anglisë, pranoi akuzat dhe u shpall fajtor për posedim droge me qëllim shitjen e shpërndarjen.

Në gjykatë u zbulua gjithashtu se në Nëntor të vitit 2000, Pelivani ishte dënuar në mungesë nga një gjykatë shqiptare për vrasje dhe posedim armësh.

49-vjeçari është dënuar për një vrasje të ndodhur më 19 Korrik të vitit 1997, pas një sherri në një lokal nate.

Avokatja e tij mbrojtëse, Tara Burns, i tha gjykatës së klienti i saj kishte probleme me bixhozin.

Ai kishte rënë në kontakt me shoqëri të keqe në Londër dhe këta persona, sipas mbrojtjes, i kishin vënë për detyrë që të pastronte para për ta.

Ai i kishte humbur paratë në bixhoz dhe të njëjtët persona e detyruan që të shpërndante drogë, tha Burns.

Vetë Pelivani, gjatë marrjes në pyetje nga policia u kishte thënë atyre se paguhej me 600 euro për rrugë.

Ai u tha gjithashtu se nuk kishte udhëtuar kurrë më parë drejt Irlandës, por kjo deklaratë rezultoi gënjeshtër.

Gjykatësi, Martin Nolan, vuri në dukje se autoritetet shqiptare nuk po kërkonin arrestimin ose ekstradimin e Pelivanit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.