AKTUALITET

Tha se do shkonte në tualet, arratiset nga salla e gjyqit i burgosuri

12:36 - 07.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person është arratisur nga salla e gjyqit në Gjykatën e Apelit në qytetin e Gjirokastrës.




Mësohet se i burgosuri është shtetasi Saimir Ahmeti, 24 vjeç, i cili ka thënë se do shkonte në tualet, por është arratisur.

I akuzuar për “përndjekje”, Ahmeti kërkoi të dalë nga salla e gjyqit me pretekstin se do shkonte në tualet për nevoja personale, por është arratisur.

Ngjarja ka ndodhur në mënyrë të menjëhershme dhe forca të shumta policie vijojnë kërkimet për kapjen e të riut. Personit të arratisur i është komunikuar masa ‘arrest me burg’, masë të cilën e kishte apeluar. Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe të shumta për kapjen e 24-vjecarit.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:50 i ndaluari Saimir Ahmeti, 24 vjeç, banues në fshatin Vanë, Delvinë, ka mundur të largohet nga ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, ku ishte i shoqëruar nga shërbimet e Policisë së Burgut Sarandë. Shërbimet e Policisë së Burgjeve nuk kishin kërkuar masa mbështetëse nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për siguri shtesë, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore. Shërbimet e Policisë së Shtetit në Gjirokastër sa morën njoftim janë angazhuar maksimalisht për kapjen e shtetasit Ahmeti. /Balkanweb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.