Kronikë

VIDEO/ Kush është i plagosuri në Elbasan, mik i fisit Çapja

20:33 - 07.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person është plagosur si pasojë e një përplasjeje me armë në lagjen “Fushë Mbret”, në Elbasan.




Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve.

I plagosuri është identifikuar si Raif Çaushllari 23 vjeç, banor i lagjes, është qëlluar në krah teksa lëvizte në këmbë.

Vëllai i të plagosurit rezulton me precedentë penal, por ende nuk dihet nëse kjo ka lodhje me ngjarjen e sotme.

Nga raportimet e deri tanishme mësohet se 23-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Çaushllari është mik i fisit Çapja, ndërsa ka në pronësi një motoservis.

Blut e Elbasanit kanë shoqëruar disa persona të dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Rreth ores 19.40, afër kryqezimit të Cërrikut, është plagosur me armë zjarri pistolete nga persona ende të paidentifikuar shtetasi R. Ç rreth 23 vjeç, pronar i nje motoservisi.

Shtetasi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përrreth ku ka ndodhur ngjarja.

Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale armën e krimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.