Kronikë

Vrau 21-vjeçaren, burgim përjetë shqiptarit

19:24 - 07.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Durim Lumi, një shqiptar nga Kosova është dënuar me burgim të përjetshëm në Suedi. Në maj të vitit 2017, 36-vjeçari qëlloi me sëpatë në kokë vajzën 21-vjeçare të bashkëshortes (vajza nga një martesë e parë), pas një konflikti që pati me të. Fillimisht në nëntor të 2017 një gjykatë suedeze e dënoi me 18 vite burg.




Por Gjykata e Apelit në Suedinë Perëndimore ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë, duke e dënuar me burgim të përjetshëm 36-vjeçarin Durim Lumi.

Edhe pse vajza ishte gjallë dhe mbeti e plagosur rëndë, Durim Lumi nuk lejoi të ëmën dhe motrën e 21-vjeçares që ta ndihmonin. Adoleshentja u dërgua me vonesë në spital dhe ndërroi jetë pas disa ditësh.

Prokurori i çështjes e konsideroi krimin si “ekzekutim të pastër” dhe dënimi me burgim të përjetshëm, sipas tij, është i drejtë. “Ai e bëri me synimin për ta vrarë. Mendoj se ky është një ekzekutim i pastër dhe ai mendonte vetëm për ta vrarë”, tha prokurori Svensson. Burimi: aftonbladet.se


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.