Sociale

“3 lëndë në 6 orë”, si është pritur nga nxënësit, mësuesit dhe prindërit

12:24 - 08.02.18 Voltiza Duro
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç ishte parashikuar, prej datës 1 shkurt në shkollat e arsimit parauniversitar në vend, filloi zbatimi i nismës “3 lëndë në 6 orë”.




Nxënësit janë përballur me ndryshimin e skemës së programit mësimor ku tashmë zhvillojnë vetëm 3 lëndë në ditë, me 90 minuta secila.

Kjo nismë është pritur me qëndrime pro dhe kundër nga nxënësit, mësuesit, prindërit e vetë drejtorëve të shkollave.

“Gazeta Shqiptare” ishte dje pranë shkollës 9 vjeçare “Ali Demi” si dhe pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet ku mori opinione të ndryshme nga kategoritë e sipërpërmendura në lidhje me nismën e re të MASR që po zbatohet. Sipas drejtoreshës së shkollës 9 vjeçare “Ali Demi”, Dorina Kuka ky projekt i ri është pritur me entuziazëm nga nxënësit e mësuesit e ka lehtësuar së tepërmi ngarkesën ditore për fëmijët.

“Nxënësit dhe mësuesit ishin në pritje për mënyrën se si do të ecte kjo nismë, pra nga të dy palët pritej me shumë entuziazëm. Nxënësit përqendrohen në 1 lëndë për një kohë më të gjatë, kanë më shumë kohë të drejtojnë pyetje dhe të marrin përgjigje të shtjelluara për to.

Nga ana tjetër, ngarkesa ditore e nxënësve në shtëpi është pakësuar ndjeshëm, pasi ata përqendrohen në maksimumi 3 lëndë”,-tregon Kuka për “GSH”.

Ajo shton se kjo nismë i jep mundësi edhe nxënësve të nivelit nën mesatar për të punuar më shumë. Ndërkohë, edhe Leticia, nxënëse në klasën e nëntë në shkollën “Ali Demi” shprehet e kënaqur në lidhje me nismën e re.

“Mendoj se është një nismë shumë pozitive pasi i jep mundësinë nxënësve të çdo lloj niveli që të përgatiten pasi janë vetëm 3 lëndë. Besoj se gjithçka do të funksionojë më së miri e mësuesit do e alternojnë planin mësimor e do na krijojnë lehtësi. Është herët për të folur, por të shohim ecurinë në vazhdim”,-thotë nxënësja për “GSH”.

Edhe Drita Muslia, nënë e dy fëmijëve që studiojnë në shkollën 9-vjeçare “Ali Demi” e shikon me pozitivitet projektin e ri. “Është mirë pasi nxënësit mësojnë vetëm për 3 lëndë e jo 6-të si më parë. Më pëlqen ky model. Fëmijët e mi tashmë janë më të lehtësuar pasi iu tepron koha që kur vijnë në shtëpi të bëjnë edhe ndonjë aktivitet tjetër argëtues jashtëshkollor.”,-shprehet Musliu për “GSH”.

Por normalisht nuk mungojnë as reagimet që e shohin me skepticizëm nismën e re. Mësuesja e gjuhës angleze që jep mësim në një nga gjimnazet e kryeqytetit, njëkohësisht edhe nën-kryetare e SPASH, dega Tiranë, Enkeleda Laze shprehet se projekti, si një format i ri duhej testuar paraprakisht. “Nuk janë respektuar disa faza paraprake për të garantuar suksesin. Kjo do të thotë që duhej testuar ky format i ri. Theksoj më tej se mungon një studim paraprak për vlerësimin e nevojave, analizimin e burimeve njerëzore dhe pilotimin në shkolla të ndryshme.

Aq më tepër që ky zbatim i nismës në mes të vitit ishte i paparashikuar. Ne jemi pro reformave, por të respektohen fazat që të garantohet suksesi, pasi e gjitha kjo sjell pasiguri”-thotë mësuesja për “GSH”. Ndërkohë edhe nxënësi i vitit të dytë në gjimnazin “Sami Frashëri” shprehet se 2 orë fizikë apo matematikë për 90 minuta i shkaktojnë mungesë përqendrimi e vëmendjeje. “Bëra 2 orë fizikë njëra pas tjetrës e kjo mu duk tepër e lodhshme. Në orën e parë arrita të përqendrohesha pastaj 45 minutshin tjetër më iku vëmendja totalisht. Nuk e di, por nuk më pëlqen dhe aq kjo mënyrë organizimi”,-tregon nxënësi për “GSH”.

Dorina Kuka, Drejtoreshë te “Ali Demi”
“Nxënësit dhe mësuesit ishin në pritje për mënyrën se si do të ecte kjo nismë, pra nga të dy palët pritej me shumë entuziazëm. Nxënësit përqendrohen në 1 lëndë për një kohë më të gjatë. Nga ana tjetër, ngarkesa ditore e nxënësve në shtëpi është pakësuar ndjeshëm, pasi ata përqendrohen në maksimumi 3 lëndë”,-tregon Kuka për “GSH”.

Leticia, nxënëse
Leticia, nxënëse

“Nismë pozitive”
“Mendoj se është një nismë shumë pozitive pasi i jep mundësinë nxënësve të çdo lloj niveli që të përgatiten pasi janë vetëm 3 lëndë. Besoj se gjithçka do të funksionojë më së miri e mësuesit do e alternojnë planin mësimor e do na krijojnë lehtësi. Është herët për të folur, por të shohim ecurinë në vazhdim”,-thotë nxënësja për “GSH”.

Enkeleda Laze, mësuese
Enkeleda Laze, mësuese

 

Nismë e paparashikuar
“Nuk janë respektuar disa faza paraprake për të garantuar suksesin. Kjo do të thotë që duhej testuar ky format i ri. Aq më tepër që ky zbatim i nismës në mes të vitit ishte i paparashikuar. Ne jemi pro reformave, por të respektohen fazat që të garantohet suksesi, pasi e gjitha kjo sjell pasiguri”-thotë mësuesja Enkeleda Laze për “GSH”.

 

Drita Musliu, prind
Drita Musliu, prind

“Fëmijët më të lehtësuar”
“Është mirë pasi nxënësit mësojnë vetëm për 3 lëndë e jo 6-të si më parë. Më pëlqen ky model. Fëmijët e mi tashmë janë më të lehtësuar pasi iu tepron koha që kur vijnë në shtëpi të bëjnë edhe ndonjë aktivitet tjetër argëtues jashtëshkollor.”,-shprehet Drita Muslia, nënë e dy fëmijëve që studiojnë në shkollën 9 vjeçare “Ali Demi” për “GSH”.

Teuta Dobi, drejtoreshë
Teuta Dobi, drejtoreshë

“Në matura zbatim jo 100%”
“Deri më tani nisma është pritur shumë mirë nga mësuesit e nxënësit. Ndërsa te maturat nismën nuk do e zbatojmë 100%, por vetëm në disa lëndë, pasi nuk duam të bëjmë shumë ndryshime strukturore në program duke qenë se kanë edhe orët e konsultimeve”,-tregon për “GSH” drejtoresha e gjimnazit Sami Frashëri, Teuta Dobi.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Pash te madhin zot ca e nxirrni ket prind qe eshte turp per familjen e saj e jo me per komunitetin. Shkolla Ali demi ka prinder tamam jo zhele si kjo.

    Përgjigju ↓
  2. Ca bëni ju o gazeta.. Po kjo se ka Drita Musliu por Drita Lugaj. Mire kjo, po drejtoresha e shkollës si gënjen!Sa i sinqertë mund të jetë mendimi kur identiteti eshtë I rem! Lëre, lëre më..

    Përgjigju ↓