LIFE STYLE

Bashkia gjen vendin, ti merr lopatën dhe zgjidh pemën. Projekti për Shën Valentin

15:25 - 08.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shën Valentini po afron! Nuk e keni menduar ende se çfarë dhurate do t’i bëni partnerit apo partneres? Doni diçka të ndryshe?




Për këtë ka menduar Bashkia e Tiranës, e cila ka bërë një propozim tejet origjinal. Përtej dhuratave dhe surprizave tradicionale, mendoni t’i bëni dhuratë njeriut tuaj të zemrës një pemë, që do të mbajë dhe emrin tuaj. Po, po! Bashkia Tiranë ju fton të mbillni pemën tuaj, duke i dhuruar kështu qytetit më shumë oksigjen, cilësi jete dhe dashuri.

Kështu, çdo i dashuruar mund të mbjellë një pemë më 14 shkurt, në “Kopshtin e të Dashuruarve”. Nuk ju mbetet vetëm të zgjidhni pemën, të merrni lopatën, ndërsa vendin ua gjen bashkia. Ide interesante duket apo jo…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.