LIFE STYLE

Çfarë është? Krijesa misterioze del në breg të detit

17:24 - 08.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një krijesë misterioze pa sy në mes të detit australian dhe policët janë të habitur. Sherry Simmon po bënte ecjen e mëngjesit me qenin e saj të rracës Bulldog kur vuri re një krijesë të çuditshme.




Fillimisht, ajo mendoi se ishte një pjesë druri i mbetur nga pyjet, por kur iu afrua vuri re se ishte e gjallë.

“Kur u afrova, kuptova se ishte një lloj krijese. E preka me një shkop dhe ishte e butë. Ka krah të vogël, por pjesa e pazakontë është se nuk kishte sy. Dukej shumë e frikshme. Isha pak e trembur pasi nuk ishte e identifikueshme. Po të mos kisha qenin me vete, do kisha kontrolluar më tej,” – tha 47-vjeçarja.

Krijesa, e cila u zbulua në plazhin Mulambin në Queensland, Australi, ka hapur debat për autoritetet.

Disa thonë se mund të jetë lopë deti, por disa të tjerë mendojnë që është mëlci e peshkaqenëve, por asgjë nuk është konfirmuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.