AKTUALITET

Grabitja e 2 milionë eurove në Rinas, hetimet zgjaten për tre muaj

11:38 - 08.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të zgjasë edhe për tre muaj hetimet për ngjarjen e ndodhur në Shkurt të 2017-ës, ku u grabitën në Rinaës paratë e një banke të dytë brenda një blindi sigurie.




Hetimet janë zgjatur nga fakti pasi nuk është plotësuar akoma dosja e hetimit dhe vlerësimit të grabitjes në Rinas, e cila u kry në një kohë rekord ku dyshohet se u vodhën mbi 2 milionë euro. Për këtë ngjarje u arrestuan tre persona; Fation Xhyliu, Ernest Kupa dhe Ditjon Memlika.

Fillimisht ishte Prokuroria që bëri një kërkesë të tillë, ndërsa sot ajo u miratua nga gjykata. Avokatët e të arrestuarve kanë thënë për mediat se do ta apelojnë vendimin, pasi sipas tyre, nuk ka më asnjë detaj për të hetuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.