Kosova

Letra e shqiptarit nga Kosova për Enver Hoxhën: Që kur erdha në Shqipëri, kam qenë vetëm nëpër burgje

19:51 - 08.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Studiuesi dhe njëherësh ish-Drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme,  Kastriot Dervishi ka publikuar sot një letër që i përket një shqiptari me origjinë nga Kosova, i burgosur në kampet e diktaturës komuniste në Shqipëri.




Në letrën e tij, shqiptari i shkruan diktatorit Enver Hoxha ku tregon se ashtu si shumë kosovarë kanë ardhur në Shqipëri për t’i shpëtuar gjenocidit serb.

Por se me ardhjen e tij në Shqipëri, sërish torturat nëpër burgje e qeli nuk kishin fund.

Letra

I nënshkruari Mark Gjolaj me kombësi shqiptare, tani emigrant, nga Jugosllavia, me qëndrim në NBSH “Çlirimi” sektori Seman në Fier, ju paraqes sa vijon:

Më datë 12.3.1953 kam emigruar në RP të Shqipërisë, me qenë se si shqiptar kam dëshiruar dhe dëshiroj të jetoj këtu.

Qysh nga dita e ardhjes sime në Shqipëri, kam qenë vetëm nëpër burgje dhe kampe duke mos qenë kurrë i lirë, megjithëse kam një të kaluar të mirë patriotike shqiptare.
Për këtë arsye ju drejtohem juve dhe ju lus që të më ndihmoni duke urdhëruar lirimin tim nga Semani.
Seman, më 15.12.1957
Me nderime
Mark Gjolaj
NBSH “Çlirimi” sektori Seman, Fier


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.