KULTURË

Ndryshimet në ligjin për artin, reagon Mirela Kumbaro

15:33 - 08.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Kulturës ka folur në lidhje me projektligjit më të ri për artin. Pas insistimit të gazetarëve, zyrtarisht ka reaguar institucioni i drejtuar nga Mirela Kumbaro.




Sipas artistëve ligji i ri i jep shumë pushtet ministres dhe madje i ndalon artistët të kenë aktivitete artistike pa marrë më herët leje në ministri, edhe në rastin kur financimi është tërësisht privat.

Reagimi

Projektligji nuk synon ndryshimin e varësisë institucionale, të institucioneve qendrore të artit dhe kulturës, por parashikon lehtësira/ thjeshtëzim në procedurat ligjore për realizimin e veprimatarive artistike kulturore që kryhen me ligjin e artit dhe kulturës .

Pra QKK dhe AQSHF dhe BK do të përfitojnë nga lehtësimi i procedurave si pjesë e varësise nga MK, pasi me projektligjin e ri për artin dhe kulturën u lehtësohen procedurat e projekteve, çka nënkupton funksionim të dyfishtë, do të kryejnë veprimtarinë e tyre me ligjin e kinematografisë, edhe me ligjin për artin që propozohet sa i përket procedurave ligjore për realizimin e veprimtarive artistike.

Ky projektligj lehtëson në masën 100% , procedurat ligjore per projektet artistike në institucionet publike që në fushën e tyre të veprimit nuk kanë objekt artin dhe kulturën, ku do të përfitojnë njësitë e qeverisjes vendore dhe institucionet e tjera publike.

Projektligji është në proces konsultimi, është bërë publik në faqen zyrtare të MK në daten 15 janar. Eshtë dërguar pë mendim, sugjerim, konsultim tek grupet e interesit në rreth 500 adresa. Deri më sot nuk është kthyer asnjë përgjigje. Javën tjetër parashikohet një tryezë diskutimi me të gjithë grupet e interesit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.