Rajoni

Presidenti grek vazhdon kërcënimet: Nëse doni integrim në BE, harrojini çamët!

13:50 - 08.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos vijon me deklaratat e tij me tone të ashpra sa i përket çështjes çame, dhe negociatave Shqipër-Greqi.




Në një delaratë për mediat e vendit fqinj, Presidenti Pavlopulos thotë se Shqipëria gabon rëndë nëse vijon me pretendimin për çështjen çame.

Presidenti grek kujton integrimin në BE, duke kërcënuar me veto se nëse vijohet në këtë drejtim, Shqipëria rrezikon të ardhmen europiane.

“Udhëheqja shqiptare bën gabim të madh që mbështet të drejtat e disave që ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Nuk mund të kesh aspirata europiane dhe të kërkosh të drejtat e bashkëpunëtorëve të nazistëve. Kur Tirana të ketë një qëndrim tjetër, atëherë Greqia është këtu ta ndihmojë vendin fqinj për në BE” deklaroi ai.

Ndërkohë, pak më herët, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje homologut të tij grek, se të tilla qëndrime të vendit fqinj nuk i shërbejnë politikës bashkëpunuese në Ballkan dhe fqinjësisë së mirë.

“Qëndrimet e tij nuk sjellin energji pozitive. Pavlopulos nuk është në sintoni me Bushatin dhe Kotzias. Deklaratat e tij nuk i përgjigjen partneritetit. Duhet të ruajmë qetësinë dhe respektin reciprok” tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.